28 Korrik 2015

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjet e datës 23 dhe 28 korrik 2015, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:

  1. Analizat financiare të tregut të sigurimeve mbi bazën e pasqyrave financiare të 31.12.2014 dhe 31.3.2015;
  2. Analizat financiare të tregut të pensioneve private vullnetare dhe SIK  mbi bazën e pasqyrave financiare të 31.12.2014 dhe 31.3.2015;
  3. Miratimin e dokumentit me informacionin kryesor (KIID) që duhet t’i vihet në dispozicion investitorit për Fondet e Investimit “Raiffeisen Prestigj” dhe “Raiffeisen Invest Euro”;
  4. Miratimin e një ndryshimi në Rregulloren nr. 68, datë 26.05.2011 “Për dhënien e licencës, veprimtarinë tregtare, ofertën publike dhe kërkesat e raportimit për sipërmarrjen e investimeve kolektive me ofertë publike të krijuar nga një shoqëri e huaj administruese”;
  5. Miratimin e ndryshimit në Rregulloren nr. 155, datë 23.12.2014 “Për përcaktimin e elementeve të përllogaritjes dhe nivelet e tarifave që u ngarkohen subjekteve të mbikëqyrura, si dhe procedurat e arkëtimit dhe rakordimit të tyre”;
  6. Miratimin e ndryshimit në Rregulloren nr. 83, datë 29.06.2011 “Mbi marrëdhëniet financiare të punonjësve me Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”;
  7. Miratimin e Raportit të Mbikëqyrjes për vitin 2014;
  8. Miratimin e udhëzimit “Për shpërblimet e anëtarëve joekzekutivë  dhe  pagat e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv, Nëndrejtorit Ekzekutiv dhe të punonjësve të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare”.