25 Gusht 2015

Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar - korrik 2015

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar - korrik 2015 kapën vlerën mbi 7,730 milionë lekë, ose 21.04% më shumë se në periudhën janar - korrik 2014. Gjatë periudhës janar - korrik 2015, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 603,802 me një rritje prej 9.16% krahasuar me periudhën janar - korrik 2014. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 92.74% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë sigurimet e Jetës me 7.10% dhe veprimtarinë e risigurimit me 0.71%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 42.16% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 57.84% të totalit të tregut.

Gjatë periudhës janar - korrik 2015, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 1,756 milionë lekë, ose 13.29% më shumë se në periudhën janar - korrik 2014.

Sigurimi i Detyrueshëm Motorik

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar - korrik 2015 arritën rreth 4,463 milionë lekë, ose 25.51% më shumë se në periudhën janar - korrik 2014.

Produkti MTPL e brendshme, në periudhën janar - korrik 2015, pati një rritje prej 30.13% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me rritje të numrit të kontratave prej 7.03% krahasuar me periudhën janar - korrik 2014.

Produkti Sigurim Kufitar në periudhën janar - korrik 2015 pati një ulje prej 16.12% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një ulje e numrit të kontratave prej 23.85% krahasuar me periudhën janar - korrik 2014.

Produkti Karton Jeshil, në periudhën janar - korrik 2015, pati një rritje me 22.04% të volumit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën janar - korrik 2014. Po kështu edhe numri i kontratave u rrit me 21.61%.

Sigurimi Vullnetar

Primet e sigurimit vullnetar, gjatë periudhës janar - korrik 2015 arritën mbi 3,254 milionë lekë, 16.09% më shumë se në periudhën janar - korrik 2014. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 12.49% krahasuar me periudhën janar - korrik 2014.

Sigurimet vullnetare të Jo-Jetës gjatë periudhës janar - korrik 2015, patën rritje me 23.02% kundrejt periudhës janar - korrik 2014.

Në portofolet e pronës, përgjegjësive, garancive të cilat gjatë periudhës janar - korrik 2015 siguruan mbi 1,553 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë zjarri dhe dëmtime të tjera në pronë me rreth 73.39%, të pasuara nga sigurimi i përgjegjësive të përgjithshme civile me 18.63% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës, gjatë periudhës janar - korrik 2015, vihet re një rritje prej 15.95% e volumit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 8.93% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar - korrik 2014.

Të ardhurat nga sigurimet e aksidenteve dhe shëndetit, gjatë periudhës janar - korrik 2015, arritën në rreth 752 milionë lekë, duke shënuar rritje prej 53.89% në krahasim me periudhën janar - korrik 2014.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar - korrik 2015, arritën rreth 549 milionë lekë, ose 9.17% më pak se në periudhën janar - korrik të vitit të kaluar.

 

Dëmet e Paguara Bruto

Pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar - korrik 2015 u rritën me 13.29% krahasuar me periudhën janar - korrik 2014. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 1,232 milionë lekë, apo 70.15% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

Tabela më poshtë paraqet dëmin mesatar për disa nga produktet e sigurimit motorik.


Për çdo të interesuar, Buletini Statistikor për periudhën janar - korrik 2015, përmban pasqyra të detajuara të ndarjes së tregut të sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit, etj.

Për të lexuar materialin e plotë të raportit statistikor për muajin janar - korrik 2015 (në versionin EXCEL) klikoni këtu.