14 Dhjetor 2015

Znj. Shehi përshëndet aktivitetin “Dita e Investitorit”

Znj. Enkeleda Shehi, Drejtore e Përgjithshme Ekzekutive e AMF-së, përshëndeti në aktivitetin  “Dita e Investitorit”, të mbajtur sot në datën 14 dhjetor 2015. Ky aktivitet organizohej nga Raiffeisen Invest,  shoqëri administruese e fondeve të pensionit dhe sipërmarrjeve të investimeve kolektive. Në aktivitet merrnin pjesë investitorë të fondeve e investimeve, ekspertë të financave dhe përfaqësues të organizmave financiare të huaja.

Në fjalën e saj përshëndetëse, Znj. Shehi vuri theksin në përmirësimin e kuadrit rregullator për tregun e fondeve të investimeve. Znj. Shehi theksoi në veçanti ndryshimet rregullatore që lidhen me vendosjen e regjimit të administrimit të likuiditetit, vlerësimin e aseteve të fondit me vlerën e tregut, apo me regjimin e transparencës për investitorin.

Gjithashtu Znj. Shehi trajtoi zhvillimet e tregut të pensioneve private vullnetare, duke theksuar se nga natyra e zhvillimit të tij, ky treg është mjaft i ngjashëm dhe ndërthuret me tregun e fondeve të investimeve. Prandaj në rastin e Shqipërisë është e qartë se ka nevojë që zhvillimi i të dy tregjeve të nxitet së bashku.

Për të lexuar fjalën e plotë të Znj. Shehi, ju lutem klikoni këtu.