Për zhvillimin e testimit për vlerësuesit e dëmeve në sigurime
Në mbështetje dhe për zbatim të nenit 14, pika 3, të Ligjit nr. 9572, datë 3.07.2006, "Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare" dhe nenit 89, të Ligjit nr. 9267, datë 29.07.2004, "Për veprimtarinë e sigurimit, të risigurimit dhe ndërmjetësimit në sigurime dhe risigurime" dhe pika 14 e VKM-së, nr. 164, datë 28.01.2008, "Për kriteret dhe procedurat e licencimit të vlerësuesve të dëmeve në sigurime", si dhe të nenit 3 të Rregullores nr. 18, datë 27.03.2008 "Për Organizimin e Testimit Për Vlerësuesit e Dëmeve në Sigurime", pranë ambienteve të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, në datë 26 shkurt 2009, ora 10.00, do të zhvillohet testimi për vlerësuesit e dëmeve në sigurime.
Mbikëqyrjes Financiare, në datë 26 shkurt 2009, ora 10.00, do të zhvillohet testimi për vlerësuesit e dëmeve në sigurime.
1. Irma Berberi
2. Stavri Germau
3. Islam Qebini
4. Zigur Sula
5. Ernest Godella
Testimi do të zgjasë 2 orë. Testi për Vlerësuesit e Dëmeve në Sigurime, është i formuluar me tre module:
I. Moduli ligjor dhe etike
II. Moduli për dëmet materiale
- Pyetje teorike
- Ushtrim praktik
- Pyetje teorike
- Ushtrim praktik
Moduli i I-rë, vlen për aplikantët për vlerësues dëmesh materiale si dhe dëmesh shëndetësore.
Moduli i II-të, vlen për aplikantët për vlerësues dëmesh materiale.
Moduli i III-të, vlen për aplikantët për vlerësues dëmesh shëndetësore.
Aplikanti do të quhet kalues, nëse merr jo me pak se gjysma e pikëve të caktuara nga çdo modul përkatës.
Pjesëmarrësit në testim duhet të paraqiten të paktën 15 minuta përpara fillimit të testimit dhe duhet të kenë me vete dokumentet e indentifikimit.