27 Qershor 2018

Edukimi financiar i shërben investimeve të sigurta

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare paralajmëron investitorët të tregojnë shumë kujdes përpara se të ndërmarrin investime në monedha virtuale me ofertë fillestare (ICO). AMF publikon një material shpjegues me informacione edukative për të treguar kujdes në investimet në këto platforma virtuale. AMF kujton investitorët të bëjnë shumë kujdes, pasi në raste të tilla investitori nuk gëzon të njëjtin nivel mbrojtjeje si në rastet e produkteve financiare të subjekteve të licencuara dhe të mbikëqyrura.   

Për të lexuar materialin e plotë edukativ dhe paralajmërues lidhur me investimet në monedha virtuale me ofertë fillestare (ICO), apo skema me përfitime të shpejta brenda një kohe të shkurtër, klikoni këtu