1 Tetor 2018

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e premte, datë 05.10.2018, ora 10:00, do të zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:
 

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
  2. Miratimi i rendit të ditës;
  3. Analizat financiare të tregut të sigurimeve për periudhën 30.06.2018;
  4. Projekt “Mbi provigjonet teknike dhe matematike të shoqërive të sigurimit siç paraqiten në raportimet për 3-mujorin e dytë të vitit 2018”;
  5. Projekt “Mbi riemërimin e administratorit të shoqërisë së brokerimit “3BBroker”;
  6. Projekt “Mbi inspektimin me bazë risku te shoqëria “Sigal-Life Uniqa Group Austria” sh.a.”;
  7. Projekt “Mbi miratimin e shoqërive audituese të pasqyrave financiare të vitit 2018 për shoqëritë e sigurimit”;
  8. Projekt “Për disa shtesa e ndryshime në Rregulloren nr. 79, datë 31.02015 “Për miratimin/licencimin e personave për të ushtruar veprimtarinë e agjentit në sigurime, si dhe rastet e mospranimit të regjistrimit të tij dhe refuzimit të licencës”;
  9. Projekt “Për një ndryshim në Rregulloren nr. 58, datë 30.06.2015 “Mbi masat e vigjilencës së duhur dhe të zgjeruar nga subjektet e ligjit mbi parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, e ndryshuar”;
  10. Të tjera.