30 Korrik 2009

Zhvillimet e Tregut me Pakicë të Letrave me Vlerë të Qeverisë për Periudhën Janar – Qershor 2009

Tregu me pakicë i letrave me vlerë të Qeverisë gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2009 u dominua në masën 96.32% nga transaksionet në instrumenta afatshkurtër (bono thesari) dhe 3.68% nga instrumenta afatgjatë (obligacione).

Të dhënat statistikore të tregut me pakicë të letrave me vlerë të Qeverisë për periudhën Janar - Qershor 2009, flasin për një dominim të transaksioneve "Blerje në tregun primar" dhe "Shlyerje e vleres nominale ne maturim" përkatësisht me 34.01% dhe 31.93% kundrejt volumit të përgjithshëm.

Nisur nga pjesëmarja (numër transaksioni) sipas llojit të investitorëve; individë apo persona juridikë, shihet se në peshë specifike më të lartë janë investitorët individualë me 98.25% të totalit të transaksioneve në këtë treg.

Dy grupet e transaksioneve  "B" dhe "C"

Transaksioni i llojit B "Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar" gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2009 ka patur një rritje prej 244 milionë lekë ose në masën 4.99% krahasuar me periudhën Janar - Qershor 2008, ndërsa numri i transaksioneve ka pësuar një rënie në masën 9.73%

Transaksioni i llojit C "Blerje nga individët para afatit të maturimit" gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2009 ka patur një rritje prej 390 milionë lekë ose 143.29%,  krahasuar me periudhën Janar - Qershor 2008, ndjekur nga një rritje në masën 23.57% të numrit të transaksioneve.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2008, vihet re një rritje në vlerë absolute e totalit të transaksioneve të llojit B dhe C me rreth 634 milion lekë.

Tregu me Pakicë i Letrave me Vlerë të Qeverisë 2008, 2009


Lloji i Transaksionit

Vlera nominale

Ndryshimi

(në mln lekë)

(në %)

Periudha Janar - Qershor

2008

2009

`09/`08-1

Letra me Vlerë të Qeverisë

  

B

Shitje nga portofoli i ndërmjetësit  financiar

4,899.79

5,144.25

4.99

  

Individë

4,386.15

4,241.66

(3.29)

 

Persona juridike

513.65

902.59

75.72

  

C

Blerje nga individet para afatit te maturimit

272.08

661.94

143.29

  

 Individë

262.73

409.74

55.96

 

Persona juridike

9.35

252.19

2,596.11



Për të lexuar materialin e plotë të buletinit statistikor të tregut të letrave me vlerë të Qeverisë për periudhën janar - qershor 2009 (në versionin PDF) klikoni këtu

Për të lexuar materialin e plotë të buletinit statistikor të tregut të letrave me vlerë të Qeverisë për periudhën janar - qershor 2009 (në versionin EXCEL) klikoni këtu