Faqe Kryesore  |  Harta e Faqes  |  Kontaktoni  
AUTORITETI I MBIKËQYRJES FINANCIARE
Mbi publikimin e Raportit tė Mbikėqyrjes 2008, tė AMF
 Print
foto
Mbyll
1   

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, ka kënaqësinë t'ju prezantojë Raportin e Mbikëqyrjes 2008.
Viti 2008 ka qenë një vit me zhvillime pozitive në drejtim të përmbushjes së objektivave dhe prioriteteve të AMF-së për forcimin e mbikëqyrjes së tregut të sigurimeve. Përveç përfundimit me sukses të procesit të rritjes së fondit të garancisë në nivelet e kërkuara nga direktivat e BE, prioritet gjatë këtij viti ka qenë puna intensive për ngritjen e një sistemi të Mbikëqyrjes Efektive, i cili do të mbështetet nga një sistem raportimi me baza të dhënash të shumëfishta dhe do të shoqërohet me ndryshimet e nevojshme legjislative. Rezultatet e kësaj pune, pritet të konkretizohen në vitet në vazhdim.

Në thelb të këtij publikimi do të gjeni informacionin statistikor-financiar të detajuar dhe tepër të strukturuar. Kështu, përveç testeve IRIS për tregun, të dhënave makro dhe informacionit tekniko-financiar për tregun e Jetës dhe të Jo-Jetës, një vend të rëndësishëm në këtë publikim zënë dhe treguesit tekniko-financiarë të disa prej portofoleve me peshë më të rëndësishme, me qëllim analizimin e tendencave në vite.

Ky publikim mendohet t’i vijë në ndihmë një numri të konsiderueshëm përdoruesish, duke filluar që nga vetë operatorët e tregut, investitorët e huaj, analistët e ndryshëm dhe deri për qëllime akademike.

Shpresojmë, që ky publikim t’i përgjigjet nevojave të publikut të gjerë, për informacion dhe t’i shërbejë forcimit të mëtejshëm të transparencës në kuadrin e mbikëqyrjes së tregut të sigurimeve.

Për të lexuar tekstin e plotë të publikimit të Raportit të Mbikëqyrjes 2008, në versionin XLS, mund të klikoni këtu

 
Hyrje e Autorizuar
 
 
Mbrojtja e Konsumatorit
 
 
GSRM
 
 
Info të Vlefshme
 


Adresa: Rruga "Dora D'istria" Nr. 10, P.O. Box 8363, Tiranë, Albania, Tel: + 355 - (0) - 4 - 2251355/6, Faks: + 355 - (0) - 4 - 2250686
© AMF 2010. Të gjitha të drejtat të rezervuara.
 Termat dhe Kushtet e Përdorimit  |  E Drejta e Autorit dhe Lejet  |  Përgjegjësitë  |  Ruajta e Fshehtësisë