Faqe Kryesore  |  Harta e Faqes  |  Kontaktoni  
AUTORITETI I MBIKËQYRJES FINANCIARE
1 Vit AMF - Zhvillohet takimi “Zhvillimi dhe sfidat e tregjeve financiare jo – bankare”
 Print
foto
Mbyll
1   


Njoftim                                                                                                                        

 

Tiranė, 10 Dhjetor 2007

Hotel Sheraton dhe Kullat, Salla Iliria 1

 

1 Vit AMF  -  Zhvillohet takimi “Zhvillimi dhe sfidat e tregjeve financiare jo – bankare”

 

Me rastin e 1 vjetorit tė krijimit , mė  10 Dhjetor 2007 Autoriteti i Mbikėqyrjes Financiare zhvilloi nė Hotel Sheraton dhe Kullat takimin “Zhvillimi dhe sfidat e tregjeve financiare jo – bankare”, pėr tė paraqitur punėn e kryer nga ky institucion nė vitin e parė tė aktivitetit tė tij dhe mė tej objektivat e projektet pėr pėrballimin me sukses tė sfidave tė zhvillimit te tregjeve financiare jo - bankare. AMF filloi aktivitetin e saj rreth njė vit mė parė, duke integruar funksionet e kryera nga rregullatorėt e mėparshėm nė fushat e sigurimeve, letrave me vlerė dhe pensioneve private suplementare.

 

Nė takimin e ndjekur nga  pėrfaqėsues tė institucioneve tė ndryshme, mori pjesė Kryeministri i vendit, Prof. Sali Berisha, Ministri i Financave  Z. Ridvan Bode, Ministri i Ekonomisė  Z. Genc Ruli, Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė Z. Adrian Fullani, Z. Hashim Rexhepi Zv / Drejtori i Autoritetit Bankar Qendror tė Kosovės  dhe personalitete tė tjera nė vend.

 

Nė fjalėn e saj, Zj. Elisabeta Gjoni – Kryetare e AMF-sė evidentoi fushat e prioriteteve tė institucionit nė vitin e parė tė punės. Kėto prioritete lidhen me diagnostikimin e tregut, me fokus ate te sigurimeve; hartimin e njė plani tė plotė tė zhvillimit tė mbikėqyrjes;rishikimin e kuadrit ligjor ekzistues pėr tregjet financiare jo-bankare  dhe pėrshtatjen e tij me direktivat Europiane e standardet ndėrkombėtare dhe zhvillimin e njė sistemi tė pėrshtatshėm tė teknologjisė sė informacionit me baza tė dhėnash tė shumėfishta. Nė harkun e njė viti, AMF ka ndjekur me vėmendje dhe ka trajtuar problemet qė lidhen me zhvillimin e tregjeve tė sigurimeve, letrave me vlerė dhe sigurimeve nė shqipėri. Nė diagnostikimin e  tregut tė sigurimeve janė pėrfshirė elementė tė metodologjisė bashkėkohore tė mbikėqyrjes me bazė riskun. Rezultatet e analizave janė reflektuar nė adoptimin e rregulloreve dhe dhe nxjerjen e konkluzioneve pėrkatėse e rekomandimeve pėr shoqėritė.

 

Ndėr arritjet e punės 1 vjecare tė AMF-sė  u pėrmendėn: Krijimi i qendrės kombėtare tė tė dhėnave tė Sigurimit tė detyrueshėm Motorrik nė funksion tė zgjidhjes sė problemeve dhe modernizimit tė infrastrukturės sė sigurimeve tė detyrueshme, hartimi dhe nxjerrja e njė sėrė aktesh nėnligjore qė pasqyrojnė direktivat europiane pėr tė tre sektorėt, amendime nė ligjet ekzistuese pėr cėshtje tė rėndėsishme si niveli i fondit tė garancisė, krijimi i sistemit GSRM pėr fushėn e letrave me vlerė, zhvillimi i trainimeve tė ndryshme, forcimi i rolit tė profesionalistėve nė sistemin financiar, etj. Nė drejtim tė rritjes sė komunikimit dhe transparencės me publikut AMF ka vėnė nė dispozicion tė publikut  informacione tė ndryshme tė pėrditėsuara nė faqen e internetit.

 

Nė fjalėn e tij, Kryeministri i Shqipėrisė, Z. Sali Berisha ndėr tė tjera tha se  krijimi i kėtij institucioni erdhi si rezultat i kėrkesave nė rritje pėr rregullimin e tregut financiar jo – bankar.Tre autoritete u shkrinė nė njė : i sigurimeve, i pensioneve dhe letrave me vlerė dhe nė standardin mė tė mirė ekzistues u krijua AMF. Nė 1 vit ėshtė dėshmuar qartė qė AMF po pėrmbush misionin e tij shumė tė rėndėsishėm pėr zhvillimin e tregjeve bankare financiare dhe para sė gjithash mbrojtjen e konsumatorit. Nė bashkėpunim me qeverinė janė marrė dhe po merren masa tė pandėrprera pėr rritjen dhe zhvillimin e tregjeve financiare jo – bankare. Shqipėria ka njė ekonomi tė re, dinamike dhe entuziaste, por kjo ekonomi duhet tė shohė rregullat dhe tė garantojė qėndrueshėrinė. Shqipėria ėshtė absolutisht para asaj qė ne e mendojmė dhe nuk ėshtė ajo qė tėrheqim ne, por ėshtė ajo qė na tėrheq ne.  Reforma e pensioneve ėshtė nga reformat mė tė mėdha kudo sot, jo vetėm pėr shqipėrinė. Ne do tė hapim njė debat konstruktiv me opozitėn, pėr tė gjetur njė ujdi, pasi ėshtė reformė qė instalohet pėr afate shumė tė gjata

 

Ministri i Financave theksoi rėndėsinė e krijimit tė AMF-sė si institucion rregullator i integruar, duke u ndalur nė zhvillimet e vrullshme nė tregjet e sigurimeve, pensioneve dhe letrave me vlerė dhe rolin qė ata kanė nė zhvillimin makroekonomik tė vendit.

 

Rėndėsia e bashkėpunimit midis tregjeve dhe rregullatorėve nė rajon dhe kontributi i shoqėrive shqiptare nė zhvillimin e tregjeve financiare jo – bankare tė Kosovės, zunė njė vend tė vecantė nė fjalėn e Z. Hashim Rexhepi,nėnkryetar i Autoritetit Bankar Qendror tė Kosovės. Ai u ndal nė problemet e sigurimeve tė detyrueshme nė Kosovė dhe nė gjetjen e rrugėve pėr liberalizimin e kėtij tregu.

 

Bashkėpunimi midis institucioneve rregullatore nė vend nė drejtim tė mirėfunksionimit dhe zhvillimit tė tregjeve financiare zuri njė vend tė rėndėsishėm nė fjalėn e Guvernatorit Fullani, ndėrsa interes tė vecantė paraqitėn prezantimet mbi klimėn pėr investimet e huaja nė sektorin financiar nga pėrfaqėsuesi i shoqėrisė TBIH, Christian Wolfs dhe rėndėsia e zhvillimit tė tregut tė letrave me vlerė nga pėrfaqėsuesi i BKT-sė, Z. Seyhan Pencapligil.

 

Fjala e Kryeministrit BERISHA nė 1 vjetorin e themelimit tė Autoritetit tė Mbikėqyrjes Financiare

 

Pėr tė hapur fjalimin klikoni nė linkun e mėposhtėm:

http://www.amf.gov.al/pdf/publikime2/periodik/arkive/sigurime/Fjala%20e%20kryeministrit%20Berisha.pdf

 

Fjala e Kryetares Elisabeta GJONI nė 1 vjetorin e themelimit tė Autoritetit tė Mbikėqyrjes Financiare

 

Pėr tė hapur fjalimin klikoni nė linkun e mėposhtėm:

http://www.amf.gov.al/pdf/publikime2/periodik/arkive/sigurime/E.%20Gjoni.pdf

 

Prezantimi i  Nėnkryetarit Keler GJIKA nė 1 vjetorin e themelimit tė Autoritetit tė Mbikėqyrjes Financiare

 

Pėr tė hapur prezantimin klikoni nė linkun e mėposhtėm:

http://www.amf.gov.al/pdf/publikime2/periodik/arkive/sigurime/AMF%20-%20Zhvillime%20KG.pps

 

Fjala e Nėnkryetares Ermela GUXHOLLI nė 1 vjetorin e themelimit tė Autoritetit tė Mbikėqyrjes Financiare

 

Pėr tė hapur fjalimin klikoni nė linkun e mėposhtėm:

http://www.amf.gov.al/pdf/publikime2/periodik/arkive/sigurime/E.Guxholli.pdf   

Galeria e Fotografive

Pėr tė hapur galerinė e plotė tė fotografive klikoni nė linkun e mėposhtėm:
http://www.amf.gov.al/pdf/publikime2/periodik/arkive/sigurime/AMF%201-Vit.pps

Kontakt: amf@amf.gov.al

 
Hyrje e Autorizuar
 
 
Mbrojtja e Konsumatorit
 
 
GSRM
 
 
Info të Vlefshme
 


Adresa: Rruga "Dora D'istria" Nr. 10, P.O. Box 8363, Tiranë, Albania, Tel: + 355 - (0) - 4 - 2257560, Faks: + 355 - (0) - 4 - 2250686
© AMF 2014. Të gjitha të drejtat të rezervuara.
 Termat dhe Kushtet e Përdorimit  |  E Drejta e Autorit dhe Lejet  |  Përgjegjësitë  |  Ruajta e Fshehtësisë