Projekte

  • Titulli i Projektit: Përmirësimi i kapaciteteve të mbikëqyrjes së tregut të kapitaleve të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare - Faza 2
  • Kohëzgjatja: 24 muaj (deri më 31.12.2022)
  • Donatori: Sekretariati i Shtetit Zviceran për Çështjet Ekonomike (SECO)

Projekti “Përmirësimi i kapaciteteve të mbikëqyrjes së tregut të kapitaleve të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare” synon të mbështesë AMF në forcimin e kapaciteteve për rregullimin dhe mbikëqyrjen e tregut të kapitaleve, zhvillimin e tij dhe produkteve të tij përmes rritjes së vetëdijes dhe edukimit financiar dhe stimulimit të inovacionit financiar. Ky projekt pritet të fillojë gjatë vitit 2020 dhe sipas marrëveshjes pritet të zgjasë deri më 31.12.2022.

Drejtoria e Përgjithshme e Financimeve dhe Kontraktimeve për Fondet e BE-së, BB-së dhe Donatorëve të tjerë në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë ka publikuar njoftimin e përgjithshëm të prokurimit për projektin "Përmirësimi i kapaciteteve të mbikëqyrjes së tregut të kapitaleve të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare”, i cili gjendet në linkun e mëposhtëm:

https://cfcu.financa.gov.al/sq/strengthening-afsas-regulatory-supervisory-function-support-capital-market-development-efforts-ref-no-al-seco-ssci-csfb/