Konferencë mbi prezantimin e Strategjisë “Për zhvillimin e AMF-së dhe tregjeve nën mbikëqyrje 2018-2022”

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare prezantoi më 14 maj 2018 Strategjinë 5-vjeçare të zhvillimit të AMF-së dhe tregjeve nën mbikëqyrje për periudhën 2018-2022. Strategjia është një dokument i rëndësishëm që harmonizon së bashku axhendën e integrimit në Bashkimin Evropian, me zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik e shoqëror të vendit dhe objektivat financiarë të rritjes së Autoritetit.

Strategjia ka tre pjesë përbërëse që janë: (i) identiteti i AMF-së, (ii) boshtet e zhvillimeve strategjike sipas tregjeve; dhe (iii) infrastruktura ligjore.

Për secilën nga këto pjesë përbërëse, Strategjia analizon situatën aktuale dhe vendos objektiva për t’u realizuar për të ardhmen. AMF synon t’i arrijë objektivat kryesore të zhvillimit duke vendosur gjithë potencialin e saj mbikëqyrës e rregullator drejt punës për krijimin dhe forcimin e tregjeve financiare jobankare që ato:

  • Të shkojnë drejt niveleve evropiane, si tregje financiare të sigurta dhe transparente;
  • Të rrisin besimin e konsumatorit;
  • Të rrisin rolin si financues të ekonomisë kombëtare.
Strategjia e detajuar përmban rekomandime që janë kthyer në prioritete të punës së Autoritetit në 5 vitet e ardhshme.

Për të lexuar Strategjinë 5-vjeçare të zhvillimit të AMF-së dhe tregjeve nën mbikëqyrje për periudhën 2018-2022 lutem klikoni këtu.