Media: Njoftime

AMF aderon në Memorandumin Shumëpalësh të Shoqatës Ndërkombëtare të Mbikëqyrësve të Sigurimeve (IAIS)

29 Prill 2022

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka aderuar në Memorandumin Shumëpalësh të Mirëkuptimit (MMoU) të Shoqatës Ndërkombëtare të Mbikëqyrësve të Sigurimeve (IAIS), në funksion të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit mes mbikëqyrësve në tregun e sigurimeve.       Anëtarësimi [...]

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

28 Prill 2022

Në mbledhjen e datës 28 prill 2022, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi: Miratimin e udhëzimit “Mbi pritshmëritë rregullatore për tregun e sipërmarrjeve të investimeve kolektive, për periudhën prill-qershor 2022”; Miratimin e disa shtesave dhe ndryshimeve në Rregulloren nr. 79, datë [...]

Ecuria e tregut të Titujve të Qeverisë për periudhën janar–mars 2022

26 Prill 2022

Vëllimi i tregut sekondar të titujve të Qeverisë për periudhën janar-mars 2022, u dominua në masën 69.43% nga transaksionet në instrumente afatgjatë (obligacione) dhe 30.57% nga transaksione në instrumente afatshkurtër (bono thesari). Parë nga këndvështrimi i numrit të transaksioneve, 78.44% e të gjitha transaksioneve [...]

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

22 Prill 2022

Ditën e enjte, datë 28.04.2022, ora 10:00, zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:   Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar; Miratimi i rendit të ditës; Projekt “Mbi miratimin e udhëzimit “Mbi pritshmëritë rregullatore për tregun e sipërmarrjeve [...]

FMN vlerëson qasjen rregullatore të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

21 Prill 2022

Në kuadër të Takimeve të Pranverës të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Washington, në sesionin me titull “Paraja Digjitale – Zhvillimi i Kapaciteteve për Ndërtimin e një Cikli Virtuoz”, ekspertët e FMN-së u ndalën tek rasti i Shqipërisë, si një nga vendet që ka miratuar një kuadër [...]

Publikohet periodiku i AMF-së nr. 154, mars 2022

11 Prill 2022

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare publikon periodikun nr. 154, mars 2022, në faqen zyrtare të internetit. Ky botim ju njeh me aktivitetin rregullues, mbikëqyrës dhe institucional të AMF-së, si edhe përfshin informacione në funksion të njohjes së konsumatorëve dhe investitorëve me tregjet nën mbikëqyrje. Për të [...]

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i AMF takohet me drejtues të grupit Intesa Sanpaolo dhe Eurizon Capital - interes për fonde investimi në Shqipëri

5 Prill 2022

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i AMF-së, z. Ervin Mete zhvilloi një takim me drejtues të Grupit Intesa Sanpaolo, pjesë e të cilit është Eurizon Capital, shoqëri administruese e fondeve të investimit, e renditur e dyta në Itali për vlerë asetesh neto. Temë e takimit ishin mundësitë e aksesit për investitorin [...]

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

30 Mars 2022

Në mbledhjen e datës 30 mars 2022, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi: Miratimin e Raportit Vjetor të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, për vitin 2021; Miratimin e pasqyrave financiare të audituara të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, për vitin 2021; Miratimin e nënshkrimit të [...]

Ecuria e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-shkurt 2022

28 Mars 2022

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-shkurt 2022 kapën vlerën 2,800 milionë lekë, ose 0.82% më pak se në janar-shkurt 2021. Gjatë periudhës janar-shkurt 2022, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 167,157 me një rritje prej 19.39% krahasuar me të njëjtën [...]

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

25 Mars 2022

Ditën e mërkurë, datë 30.03.2022, ora 10:00, zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:   Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar; Miratimi i rendit të ditës; Projekt “Mbi miratimin e Raportit Vjetor të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, për [...]