12 Shkurt 2016

Zhvillimet e Tregut të Fondeve të Investimeve, 31 dhjetor 2015

Gjatë vitit 2015, në tregun e Fondeve të Investimeve ushtruan aktivitetin e tyre dy fonde investimi, përkatësisht Fondi i Investimeve “Raiffeisen Prestigj” dhe Fondi i Investimeve “Raiffeisen Invest Euro”.

Sipas analizës së të dhënave për tregun e Fondeve të Investimeve më 31.12.2015, vlera neto e aseteve të Fondeve, arriti mbi 66.99 miliardë lekë me një rritje prej 5.10%, krahasuar me 31.12.2014.

Ky treg dominohet kryesisht nga investimet në Obligacione Qeveritare, të cilat përbëjnë 69.55% të aseteve të fondeve, me një ulje prej 4.48% krahasuar me 31.12.2014.

Numri i anëtarëve që kanë investuar në Fondet e Investimit më 31.12.2015 është 32,149.

Për të lexuar disa nga treguesit kryesorë të ecurisë së Fondeve të Investimeve, kliko këtu.