22 Shkurt 2016

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e premte, datë 26 shkurt 2016, ora 10:00, do të zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
  2. Miratimi i rendit të ditës;
  3. Mbi gjetjet e inspektimit në vend të kryer në SHAFP dhe SIK “Raiffeisen Invest” sh.a.;
  4. Projekt “Mbi miratimin e kodit etik të aktuarëve”;
  5. Projekt “Mbi disa ndryshime/shtesa në Rregulloren nr. 32, datë 28.05.2015 “Për organizimin dhe funksionimin e Qendrës së Edukimit””;
  6. Projekt “Për disa ndryshime në Rregulloren nr. 34, datë 28.05.2015 “Për raportimin e detyruar dhe periodik të shoqërive të sigurimit dhe risigurimit””;
  7. Projekt “Për një ndryshim në Rregulloren nr. 48, datë 30.06.2015 “Për kriteret, procedurat dhe afatet e licencimit, si dhe rastet e refuzimit të licencës për të ushtruar veprimtari brokerimi në sigurime””;
  8. Projekt “Mbi zgjerimin e veprimtarisë së shoqërisë së sigurimit “Atlantik-shoqëri sigurimesh” sh.a. për ushtrimin e veprimtarisë në klasat 5 dhe 11 (sigurim Jo-Jete)”;
  9. Informacion “Mbi realizimin e Buxhetit  të AMF-së për vitin 2015”;
  10. Projekt “Mbi miratimin e ushtrimit të veprimtarisë të agjentit në sigurime”;
  11. Të tjera.