24 Nentor 2016

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 24 nëntor 2016, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:

  1. Miratimin e rregullores “Mbi bazat dhe metodat e llogaritjes së provigjoneve matematike, mënyrat e mbajtjes së provigjoneve matematike dhe kriteret e procedurat e miratimit të tyre”;
  2. Miratimin e shoqërisë audituese PricewaterhouseCopers AUDIT sh.p.k., për auditimin e pasqyrave financiare të shoqërive të sigurimit “Sigal Uniqa Group Austria” sh.a. dhe “Sigal-Life Uniqa Group Austria” sh.a., për vitin financiar që mbyllet në 31.12.2016;
  3. Miratimin e shoqërisë audituese “Grant Thornton” sh.p.k., për auditimin e pasqyrave financiare të shoqërisë të sigurimit “Atlantik” sh.a., për vitin financiar që mbyllet në 31.12.2016;
  4. Miratimin e rinovimit të licencës për ushtrimin e veprimtarisë si Aktuar i Autorizuar në sigurime;
  5. Miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime;
  6. Licencimin e ushtrimit të veprimtarisë së brokerit në sigurime;
  7. Miratimin e kritereve për përzgjedhjen e ekspertit kontabël të autorizuar dhe procedura e miratimit.