25 Gusht 2017

Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-korrik 2017

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-korrik 2017 kapën vlerën mbi 8,873 milionë lekë, ose 11.43% më shumë se në periudhën janar-korrik 2016. Gjatë periudhës janar-korrik 2017, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 672,162 me një rritje prej 14.73% krahasuar me periudhën janar-korrik 2016. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 92.02% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë përkatësisht sigurimet e Jetës me 7.61% dhe veprimtarinë e risigurimit me 0.38%.  Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zunë 40.08% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zunë 59.92% të totalit të tregut.

Gjatë periudhës janar-korrik 2017, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 3,085 milionë lekë, ose 30.24% më shumë se në periudhën janar-korrik 2016.

Sigurimi i Detyrueshëm Motorik

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar-korrik 2017 arritën rreth 5,297 milionë lekë, ose 12.34% më shumë se në periudhën janar-korrik 2016.

Produkti MTPL e brendshme, në periudhën janar-korrik 2017, pati një rritje prej 15.74% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 7.30% krahasuar me periudhën janar-korrik 2016.

Produkti Sigurim Kufitar në periudhën janar-korrik 2017 pati një ulje prej 9.28% të volumit të primeve të shkruara bruto, ndersa numri i kontratave pati një rritje prej 2.23% krahasuar me periudhën janar-korrik 2016.

Produkti Karton Jeshil, në periudhën janar-korrik 2017, pati një rritje me 4.11% të volumit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën janar-korrik 2016. Po kështu edhe numri i kontratave u rrit me 3.52%.


Sigurimi Vullnetar

Primet e sigurimit vullnetar, gjatë periudhës janar-korrik 2017 arritën rreth 3,543 milionë lekë, 10.05% më shumë se në periudhën janar-korrik 2016. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 24.31% krahasuar me periudhën janar-korrik 2016.

Sigurimet vullnetare të Jo-Jetës gjatë periudhës janar-korrik 2017, patën një rritje me 6.25% kundrejt periudhës janar-korrik 2016.

Në portofolet e pronës, përgjegjësive, garancive të cilat gjatë periudhës janar-korrik 2017 siguruan rreth 1,463 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë zjarri dhe dëmtime të tjera në pronë me rreth 72.16%, të pasuara nga sigurimi i përgjegjësive të përgjithshme civile me 19.39% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës, gjatë periudhës janar-korrik 2017, vihet re një ulje prej 4.23% e volumit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një ulje me 8.36% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar-korrik 2016.

Të ardhurat nga sigurimet e aksidenteve dhe shëndetit, gjatë periudhës janar-korrik 2017, arritën në rreth 777 milionë lekë, duke shënuar një ulje prej 1.20% në krahasim me periudhën janar-korrik 2016.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar-korrik 2017, arritën rreth 675 milionë lekë, ose 29.73% më shumë se në periudhën janar-korrik 2016.

Dëmet e Paguara Bruto

Pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar-korrik 2017 u rritën me 30.24% krahasuar me periudhën janar-korrik 2016. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 1,824 milionë lekë, apo 59.15% të totalit të dëmeve të paguara bruto.



Për çdo të interesuar, Buletini Statistikor për periudhën janar-korrik 2017, përmban pasqyra të detajuara të ndarjes së tregut të sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit, etj.

Për të lexuar materialin e plotë të raportit statistikor për muajin janar - korrik 2017 (në versionin EXCEL) klikoni këtu.