21 Nentor 2014

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 20 nëntor 2014, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:

  1. Miratimin e disa ndryshimeve në Rregulloren nr. 53, datë 25.06.2009 "Për trajtimin e dëmeve që mbulohen nga kontrata e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit”;
  2. Miratimin e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë së sigurimit “SiCRED” sh.a.;
  3. Miratimin e ndryshimit të statutit të shoqërisë “SiCRED” sh.a., si rezultat i ndryshimit të strukturës aksionare;
  4. Miratimin e ndryshimit të statutit të shoqërisë së sigurimit “Albsig” sh.a., si rezultat i ndryshimit të strukturës aksionare;
  5. Miratimin e ndryshimit të statutit të shoqërisë “Shoqëria administruese e fondeve të pensionit Sigal-Life”sh.a., si rrjedhojë e zmadhimit të kapitalit.