8 Shkurt 2018

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare do të organizojë Konferencën Kombëtare “Sfidat e zhvillimit të tregjeve nën mbikëqyrjen e AMF-së dhe edukimi financiar”

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare do të organizojë në datën 24 Maj 2018 Konferencën Kombëtare III “Sfidat e zhvillimit të tregjeve nën mbikëqyrjen e AMF-së dhe edukimi financiar”. Ky aktivitet organizohet në kuadër të zbatimit të Strategjisë “Për rritjen e besimit të konsumatorit dhe investitorit në tregjet nën mbikëqyrje”.

Konferenca do të sjellë një qasje akademike dhe të nxisë diskutimin mbi zhvillimet e sotme në tregjet nën mbikëqyrjen e AMF-së, problemet dhe sfidat e transformimit të këtyre tregjeve dhe rëndësinë e edukimit financiar në zhvillimin e tyre.

Në kuadër të kësaj konference njëri nga panelet është konceptuar të prezantojë punimet të përzgjedhura si më të mira, të punuar nga studentë dhe akademikë të interesuar të cilët do të përfaqësojnë edhe universitetin ku studiojnë apo punojnë. Konferenca synon t’u ofrojë pjesëmarrësve një platformë unike për të paraqitur punimet e tyre dhe për të ndarë njohuritë.

Datat e rëndësishme janë:

12 mars  2018 -  Afati i fundit për dërgimin e abstrakteve
20 mars  2018 -  Njoftimi për pranimin e abstrakteve
30 prill      2018 -  Afati i fundit për dërgimin e punimit të plotë
15 maj     2018 -  Njoftimi për punimet e përzgjedhura
18 maj     2018 -  Publikimi i programit të detajuar të Konferencës
24 maj     2018 -  Zhvillimi i Konferencës

Lista e tematikave të konferencës si edhe datat e aplikimit gjenden duke klikuar në linkun këtu.

Pjesëmarrja në konferencë nuk ka tarifë regjistrimi.

Për informacion më të plotë në lidhje me “Konferencën Kombëtare III”, kontaktoni në adresën [email protected]