21 Maj 2015

Zhvillimet e Tregut të Pensioneve Private Vullnetare, 31.03.2015

Gjatë tremujorit të parë të vitit 2015, në tregun e pensioneve private vullnetare ushtruan aktivitetin e tyre tre fonde pensioni. Analiza e të dhënave për tregun e pensioneve private vullnetare më 31.03.2015 tregon një total asetesh neto prej 685.19 milionë lekë dhe me një rritje prej afro 56.05 milionë lekë (8.91%) krahasuar me fundin e vitit 2014.

E shprehur në euro, totali i aseteve neto është 4.88 milionë euro[1].

Numri i anëtarëve në fondet e pensioneve, më 31.03.2015 ishte 9,715 anëtarë duke shënuar rritje prej 14.42% krahasuar me fundin e vitit 2014.



__________________________________

[1] http://www.bankofalbania.org/ Kursi zyrtar i këmbimit ("fiksi") 31.03.2015 në Bankën e Shqipërisë, 1 euro = 140.34 lekë

 

Për të lexuar materialin e plotë të Tregut të Pensioneve Private Vullnetare, 31.03.2015 (në versionin EXCEL), ju lutem, klikoni këtu.