25 Nentor 2015

Zhvillohet takimi i përbashkët midis AMF-së dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve të Maqedonisë

Në vijim të bashkëpunimit për çështjet e mbikëqyrjes së tregut të sigurimeve Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) organizoi në datën 25 nëntor 2015 në Tiranë, një takim me përfaqësues të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve të Maqedonisë. Delegacioni nga Maqedonia kryesohej nga Z. Klime Poposki, President i Këshillit të Ekspertëve.
 
Takimi u përqendrua në zhvillimet kryesore në tregjet e sigurimeve të Shqipërisë dhe Maqedonisë dhe sidomos të shoqërive që e shtrijnë aktivitetin e tyre në të dy vendet. Ndër çështjet e diskutuara ishin masat mbikëqyrëse dhe përshkallëzimi i tyre, realizimi i inspektimeve të përbashkëta, forcimi i bashkëpunimit rajonal për të përmirësuar praktikat e mbikëqyrjes dhe për t’i harmonizuar ato me standardet ndërkombëtare të mbikëqyrjes. 

Ky takim u mbajt në kuadër të një përpjekjeje rajonale të bashkëpunimit edhe me autoritetet mbikëqyrëse të Austrisë dhe të Sllovenisë për të rritur vëmendjen dhe harmonizuar praktikat e autoriteteve rregullatore të rajonit të Ballkanit Perëndimor në çështjet e mbikëqyrjes dhe rregullimit të sjelljes në treg të operatorëve të tregut të sigurimeve.

 
Për më tepër informacion kontaktoni [email protected]