27 Nentor 2015

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 26 nëntor 2015, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:

  1. Miratimin e anëtarit të këshillit mbikëqyrës së shoqërisë së sigurimit “Ansig” sh.a.;
  2. Miratimin e rregullores “Mbi kriteret, rregullat dhe procedurat për delegimin e funksioneve të  shoqërisë së sigurimit”;
  3. Miratimin e agjentëve në sigurime, në emër dhe për llogari të shoqërisë së sigurimit  “Sigal Uniqa Group Austria” sh.a., “Albsig” sh.a., “Ansig” sh.a.;
  4. Miratimin e disa ndryshimeve në statutin e shoqërisë “APIA Wealth Management Albania” sh.a.;
  5. Miratimin e licencës për ushtrim veprimtarie brokerimi në sigurime të shoqërisë së brokerimit “Fidentia” sh.a. broker sigurimesh;
  6. Miratimin e prospektit të emetuesit, shoqëria “Banka Credins” sh.a., për ofertën private të emetimit të obligacioneve afatgjatë me normë interesi fikse;
  7. Miratimin e rregullores “Mbi procedurat dhe afatet për licencimin, rinovimin, refuzimin, revokimin dhe pezullimin e licencës së vlerësuesve të dëmeve në sigurime, si dhe kryerjen e testimit te njohurive”;
  8. Miratimin e shoqërisë audituese “Alb BB Auditing” sh.p.k., për auditimin e pasqyrave financiare të vitit 2015, të Byrosë Shqiptare të Sigurimit;
  9. Miratimin e disa ndryshimeve në vendimin e Bordit nr. 55, datë 30.03.2011 “Për njohjen e veprimtarisë së agjentit të brokerit të licencuar të letrave me vlerë”;
  10. Miratimin me disa ndryshime të statutit të shoqërisë në proces themelimi që ka për objekt veprimtarinë si regjistrar të titujve;
  11. Miratimin e rregullores “Për marrëdhëniet e punës në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”;
  12. Miratimin e disa shtesave dhe ndryshimeve në rregulloren nr. 14, datë 25.02.2009 “Për parandalimin  e  konfliktit  të interesave  në  ushtrimin  e  funksioneve publike  në  Autoritetin  e  Mbikëqyrjes Financiare”;
  13. Miratimin e disa ndryshimeve të kodit etik të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.