Zhvillimet e Tregut me Pakicë të Letrave me Vlerë të Qeverisë për periudhën janar-shtator 2018
Volumi i tregut sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë për periudhën janar-shtator 2018 u dominua në masën 85.94% nga transaksionet në instrumente afatshkurtër (bono thesari) dhe pjesa tjetër prej 14.06% ishin instrumente afatgjatë (obligacione). Përsa i përket numrit të transaksioneve, 91.37% e të gjitha transaksioneve të tregut sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë, i takojnë transaksioneve të kryera në bono thesari.
Të dhënat statistikore të tregut me pakicë të letrave me vlerë të Qeverisë për periudhën janar-shtator 2018 flasin për një dominim të transaksioneve “Blerje në tregun primar” dhe “Shlyerje e vlerës nominale në maturim” përkatësisht me 52.86% dhe 32.63% kundrejt volumit të përgjithshëm.
Pjesëmarrja në tregun sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë, për këtë periudhë dominohet nga investitorët individualë, të cilët kryejnë 99.34% të të gjitha transaksioneve në këtë treg.
Grafik: Letra me vlerë të Qeverisë për periudhën janar-shtator 2018
*
- Blerje në tregun primar
- Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar
- Blerje para afatit të maturimit
- Vendosje e bonos si kolateral
- Shlyerje e vlerës nominale në maturim
Dy grupet e transaksioneve B dhe C
Transaksioni i llojit B “Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar” gjatë periudhës janar-shtator 2018, ka pasur një rritje prej 264 milionë lekë ose 7.25% krahasuar me periudhën janar-shtator 2017. Ndërkohë edhe numri i transaksioneve është rritur në masën 11.89%.
Transaksioni i llojit C “Blerje para afatit të maturimit” gjatë periudhës janar-shtator 2018, ka pasur ulje prej 254 milionë lekë ose 12.30% dhe gjithashtu, një ulje në numrin e transaksioneve në masën 9.10%, krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë.
Vihet re një rritje në vlerë absolute e totalit të transaksioneve të llojit B dhe C të marra së bashku me rreth 10 milionë lekë, krahasuar me periudhën janar-shtator 2017.
Tregu me Pakicë i Letrave me Vlerë të Qeverisë
Lloji i Transaksionit | Vlera nominale | Ndryshimi | |||
(në mln lekë) | (në %) | ||||
janar-shtator | 2017 | 2018 | `18/`17-1 | ||
B |
Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar | 3,647.83 | 3,912.25 | 7.25 | |
Individë | 3,253.93 | 3,156.85 | (2.98) | ||
Persona juridike | 393.90 | 755.40 | 91.77 | ||
C |
Blerje para afatit të maturimit | 2,067.68 | 1,813.33 | (12.30) | |
Individë | 2,050.68 | 1,802.33 | (12.11) | ||
Persona juridikë | 17.00 | 11.00 | (35.29) | ||
Për të lexuar materialin e plotë të raportit statistikor për periudhën janar-shtator 2018 (në versionin EXCEL) klikoni këtu.