26 Nentor 2018

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 26 nëntor 2018, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:

  1. Miratimin e buxhetit të AMF-së, për vitin 2019;
  2. Miratimin e disa ndryshimeve në buxhetin e vitit 2018 të AMF-së;
  3. Miratimin e një ndryshimi në rregulloren “Për krijimin, investimin dhe përdorimin e fondit të rezervës së AMF-së”;
  4. Miratimin e listës së tarifave për subjektet e mbikëqyrura për vitin 2019;
  5. Miratimin e udhëzimit “Për vlerësimin e performancës në punë të punonjësve në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”;
  6. Miratimin e buxhetit të Byrosë Shqiptare të Sigurimit, për vitin 2018;
  7. Miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime;
  8. Miratimin e emërimit të anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë së sigurimit “SiCRED” sh.a.;
  9. Miratimin e emërimit të anëtarit të Këshillit të Administrimit të shoqërisë së sigurimit “Insig Jetë” sh.a.;
  10. Ndalimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime;
  11. Miratimin e dokumentit “Metodologjia për llogaritjen e NAV të fondit të investimeve në ALL” të shoqërisë administruese “Credins Invest” sh.a.”;
  12. Miratimin e disa ndryshimeve në rregulloren “Për autorizimin e individëve për shitjen e kuotave/aksioneve të sipërmarrjeve të investimeve kolektive me ofertë publike”;
  13. Miratimin e anëtarit të Këshillit të Administrimit të shoqërisë “Eurotrade Securities” sh.a.