31 Gusht 2022

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 31 gusht 2022, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:

  1. Miratimin e ndryshimeve në Manualin nr. 105, datë 31.05.2022 “Për Mbikëqyrjen me Bazë Risku për Sipërmarrjet e Investimeve Kolektive”;
  2. Miratimin e kushteve standarde të kontratës së sigurimit të jetës së personelit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, që dërgohen në misione ushtarake dhe stërvitje jashtë vendit;
  3. Dhënien e të drejtës “Bankës Raiffeisen” për ofrimin e shërbimit të investimit për shitjen online të Bonove të Thesarit, nëpërmjet platformës “Raiffeisen ON”;
  4. Regjistrimin e aktofertës së shoqërisë “Banka Credins” sh.a. për emetimin e obligacioneve;
  5. Miratimin e shoqërisë audituese, për auditimin e pasqyrave financiare të shoqërisë administruese “ABI Invest” sh.a., për vitin financiar që mbyllet më 31.12.2022;
  6. Miratimin e shoqërisë audituese, për auditimin e pasqyrave financiare të shoqërisë administruese “Albsig Invest” sh.a., për vitin financiar që mbyllet më 31.12.2022;
  7. Miratimin e emërimit të anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës së shoqërisë “Sigal Uniqa Group Austria” sh.a. dhe shoqërisë “Sigal Life Uniqa Group Austria” sh.a.;
  8. Miratimin e emërimit të Administratorit dhe riemërimit të anëtarit të Këshillit të Administrimit të shoqërisë “Suntrust Broker” sh.a.;
  9. Miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime.