24 Tetor 2022

Ecuria e tregut me pakicë të Titujve të Qeverisë për periudhën janar–shtator 2022

Vëllimi i tregut sekondar të titujve të Qeverisë për periudhën janar-shtator 2022, u dominua në masën 54.02% nga transaksione në instrumente afatgjatë (obligacione) dhe 45.98% nga transaksionet në instrumente afatshkurtër (bono thesari). Parë nga këndvështrimi i numrit të transaksioneve, 79.67% e të gjitha transaksioneve të tregut sekondar të titujve të Qeverisë, i takojnë transaksioneve të kryera në bono thesari.

Të dhënat statistikore të tregut me pakicë të titujve të Qeverisë për periudhën janar–shtator 2022, flasin për një dominim të transaksioneve “Blerje në tregun primar” dhe “Shlyerje e vlerës nominale në maturim”, përkatësisht me 63.80% dhe 22.11% kundrejt vëllimit të përgjithshëm.

Pjesëmarrja në tregun sekondar të titujve të Qeverisë, për periudhën janar–shtator 2022 dominohet nga investitorët individualë, të cilët kryejnë 98.61% të të gjitha transaksioneve në këtë treg.
                                   
Dy grupet e transaksioneve B dhe C

Transaksioni i llojit B Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar” gjatë periudhës janar–shtator 2022, ka pasur një rritje prej 2,352 milionë lekë ose 129.59% krahasuar me periudhën janar–shtator 2021. Numri i transaksioneve i llojit B është rritur në masën 40.13%.

Transaksioni i llojit C Blerje para afatit të maturimit” gjatë periudhës janar–shtator 2022, ka pasur një rritje prej 1,077 milionë lekë ose 69.48%, ndërkohë pati një ulje në numrin e transaksioneve në masën 4.64%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në totalin e transaksioneve të llojit B dhe C të marra së bashku, vihet re një rritje në vlerë absolute me rreth 3,429 milionë lekë, krahasuar me periudhën janar–shtator 2021.

Tregu Sekondar i Titujve të Qeverisë
 

Lloji i Transaksionit Vlera nominale Ndryshimi  
(në mln lekë) (në %)  
janar–shtator 2021 2022 `22/`21-1  
B Shitje nga portofoli i ndërmjetësit  financiar                                        1,815.15 4,167.47 129.59  
 
Individë 1,561.48 2,665.15 70.68  
Persona juridike 253.67 1,502.32 492.23  
C Blerje para afatit të maturimit 1,549.60 2,626.29 69.48  
 
 Individë 1,459.98 2,271.29 55.57  
Persona juridikë 89.62 355.00 296.12  


Për të lexuar materialin e plotë të raportit statistikor për periudhën janar–shtator 2022 (në versionin EXCEL) klikoni këtu.