25 Tetor 2022

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e hënë, datë 31.10.2022, ora 10:00, zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:
 

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
  2. Miratimi i rendit të ditës;
  3. Informacion mbi ecurinë e realizimit të buxhetit 8-mujor të vitit 2022 të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare;
  4. Informacion mbi miratimin e projektbuxhetit të vitit 2023, të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare;
  5. Projekt “Mbi shtyrjen e afatit të zbatimit të vendimit të Bordit nr. 88, datë 28.04.2022 “Mbi pritshmëritë rregullatore për Tregun e Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive (SIK)””;
  6. Projekt “Për regjistrimin e aktofertës të shoqërisë “Banka e Tiranës” sh.a. për emetimin e obligacioneve të nënrenditura”;
  7. Projekt “Mbi raportin e ndjekjes së inspektimit të dëmeve pranë shoqërisë së sigurimit “Ansig” sh.a.”;
  8. Projekt “Mbi inspektimin e dëmeve pranë shoqërisë së sigurimit “Sigal Uniqa Group Austria” sh.a.”;
  9. Projekt “Mbi miratimin e shoqërive audituese për kryerjen e auditimit të përbashkët të pasqyrave financiare të SHAFP dhe SIK “Credins Invest” sh.a dhe të fondeve që administrohen prej saj, për vitin financiar që mbyllet më 31.12.2022”;
  10. Projekt “Mbi miratimin e shoqërive audituese për kryerjen e auditimit të përbashkët të pasqyrave financiare të shoqërisë administruese “WVP Fund Management Tirana” sh.a. dhe të fondeve që administrohen prej saj për vitin financiar që mbyllet më 31.12.2022”;
  11. Projekt “Për miratimin e riemërimit të Administratorit të Përgjithshëm të shoqërisë së sigurimit “Sigal Life Uniqa Group Austria” sh.a.”;
  12. Projekt “Për miratimin e riemërimit të Administratorit dhe të anëtarëve të Këshillit të Administrimit të shoqërisë “Albsig Invest”-Shoqëri Administruese e Fondeve të Pensionit dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive sh.a.”;
  13. Projekt “Për miratimin e riemërimit të Kryetarit dhe të anëtarëve të Këshillit të Administrimit të shoqërisë “Sigal Life Uniqa Group Austria”-Shoqëri Administruese e Fondeve të Pensionit dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive sh.a.”;
  14. Projekt “Për licencimin/rinovimin e licencave të vlerësuesve të dëmeve në sigurime”;
  15. Të tjera.