31 Tetor 2022

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 31.10.2022, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:
 

  1. Shtyrjen e afatit të zbatimit të vendimit të Bordit nr. 88, datë 28.04.2022 “Mbi pritshmëritë rregullatore për Tregun e Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive (SIK)”;
  2. Regjistrimin e aktofertës të shoqërisë “Banka e Tiranës” sh.a. për emetimin e obligacioneve të nënrenditura;
  3. Miratimin e shoqërive audituese për kryerjen e auditimit të përbashkët të pasqyrave financiare të SHAFP dhe SIK “Credins Invest” sh.a dhe të fondeve që administrohen prej saj, për vitin financiar që mbyllet më 31.12.2022;
  4. Miratimin e shoqërive audituese për kryerjen e auditimit të përbashkët të pasqyrave financiare të shoqërisë administruese “WVP Fund Management Tirana” sh.a. dhe të fondeve që administrohen prej saj për vitin financiar që mbyllet më 31.12.2022;
  5. Miratimin e riemërimit të Administratorit të Përgjithshëm të shoqërisë së sigurimit “Sigal Life Uniqa Group Austria” sh.a.;
  6. Miratimin e riemërimit të Administratorit dhe të anëtarëve të Këshillit të Administrimit të shoqërisë “Albsig Invest”-Shoqëri Administruese e Fondeve të Pensionit dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive sh.a.;
  7. Miratimin e riemërimit të Kryetarit dhe të anëtarëve të Këshillit të Administrimit të shoqërisë “Sigal Life Uniqa Group Austria”-Shoqëri Administruese e Fondeve të Pensionit dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive sh.a.;
  8.  Licencimin dhe rinovimin e licencave të vlerësuesve të dëmeve në sigurime.