Ecuria e tregut të Pensioneve Private Vullnetare, 30.09.2022
Gjatë periudhës janar-shtator 2022, në tregun e pensioneve private vullnetare ushtruan aktivitetin e tyre katër fonde pensioni. Analiza e të dhënave për tregun e pensioneve private vullnetare më 30.09.2022 tregon një total asetesh neto prej 5,454.87 milionë lekë (46.78 milionë euro[1]) dhe me një rritje prej 870.32 milionë lekë (18.98%) krahasuar me 31.12.2021. Numri i anëtarëve në fondet e pensioneve, më 30.09.2022 rezultoi 36,020 anëtarë duke shënuar një rritje prej 7.29% krahasuar me 31.12.2021.
Tregues të fondeve të pensioneve
Përshkrimi | Vlera (milionë lekë) | Ndryshimi (Në %) | |
31.12.’21 | 30.09.’22 | 31.12.’21-30.09’22 | |
Asetet neto të FP | 4,584.54 | 5,454.87 | 18.98 |
Asetet neto dhe numri i anëtarëve sipas fondeve të pensioneve 30.09.2022
Fond Pensioni | Numri i anëtarëve në FP | Asete Neto (milionë. lekë) |
SIGAL | 10,047 | 2,408.80 |
CREDINS PENSION | 18,704 | 1,593.51 |
RAIFFEISEN | 3,505 | 1,173.44 |
ALBSIG | 3,764 |
279.11 |
TOTAL | 36,020 |
5,454.87 |
Ndarja e tregut sipas numrit të anëtarëve në fondet e pensioneve (Në %) 30.09.2022
Për të lexuar materialin e plotë të Tregut të Pensioneve Private Vullnetare, 30.09.2022 (në versionin EXCEL), ju lutem klikoni këtu.
1 euro = 116.60 lekë