9 Nentor 2022

Ecuria e tregut të Fondeve të Investimeve, 30.09.2022

Gjatë periudhës janar-shtator 2022, në tregun e fondeve të investimeve ushtruan aktivitetin e tyre njëmbëdhjetë fonde investimi. Fondi i investimeve “Raiffeisen Prestigj”, “Raiffeisen Invest Euro”, “Raiffeisen Vizion” dhe “Raiffeisen Mix” të administruara nga shoqëria “Raiffeisen Invest” sh.a, fondi i investimeve “Credins Premium” nën administrimin e shoqërisë administruese “Credins Invest” sh.a, fondi “WVP Top Invest” dhe fondi “WVP GLOBAL” administrohet nga shoqëria “WVP Fund Management Tirana sh.a, fondi i investimeve “Albsig Standard” nën administrimin e shoqërisë administruese “Albsig Invest” sh.a, fondi “ABI EIA”, “ABI FLEX EURO”, “ABI FLEX USD”administrohet nga shoqëria “ABI Invest” sh.a.

Sipas analizës së të dhënave për tregun e fondeve të investimeve në 30.09.2022, vlera neto e aseteve të Fondeve, arriti rreth 53.76 miliardë lekë me një ulje prej 23,932 milionë lekë ose 30.8%, krahasuar me 31.12.2021.

Ky treg dominohet kryesisht nga investimet në Obligacione Qeveritare, të cilat përbëjnë 58.77% të aseteve të fondeve, me një zbritje prej 5.48% krahasuar me 31.12.2021.

Numri i anëtarëve që kanë investuar në Fondet e Investimit më 30.09.2022 është 34,231 me një zbritje prej 14.54% krahasuar me 31.12.2021.

Tregues të fondeve të investimeve                                                                                                                                                                                                                                                 

Përshkrimi Vlera (mln. lekë) Ndryshimi (Në %)
  31.12.’21 30.09’22 31.12.’21-30.09’22
Asetet neto të FI 77,691 53,759 (30.80)

Asetet neto dhe numri i anëtarëve sipas fondeve të investimeve                                                                                                                                                                                       
  30.09.2022
Fond Investimi Numri i anëtarëve në FI Asete Neto (mln. lekë)
Raiffeisen PRESTIGJ 25,550 33,550
Raiffeisen Vizion 5,140 12,509
Raiffeisen Invest EURO 1,969 4,610
Credins PREMIUM 775 1,479
ABI EIA 98 364
Raiffeisen MIX 86 348
Albsig Standard 97 205
WVP Top Invest 315 179
WVP Global 185 171
ABI FLEX EURO 14 291
ABI FLEX USD 2 54
TOTAL 34,231 53,759


Ndarja e tregut sipas numrit të anëtarëve në fondet e investimeve, 30.09.2022



 Për të lexuar disa nga treguesit kryesorë të ecurisë së Fondeve të Investimeve për periudhën 30.09.2022, kliko këtu.