14 Nentor 2022

AMF organizon më 16 nëntor 2022 konferencën ndërkombëtare “Financat e gjelbra – Mundësi për sektorin financiar në Shqipëri”

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe Sekretariatin Shtetëror Zviceran për Çështje Ekonomike (SECO), organizon më 16 nëntor 2022 konferencën ndërkombëtare “Financat e gjelbra – Mundësi për sektorin financiar në Shqipëri”.

Konferenca mbledh së bashku përfaqësues të nivelit të lartë nga Qeveria shqiptare, institucionet financiare ndërkombëtare, rregullatorë dhe aktorë të tregjeve financiare.       

Eventi pritet të shërbejë si një platformë dialogu për të ndarë këndvështrime dhe eksperienca në lidhje me iniciativat e financimeve të gjelbra dhe mundësitë për sektorin financiar për mbështetjen e tyre.  

Agjenda e konferencës.