17 Nentor 2022

Paneli i tretë – “Perspektiva e ndërmjetësve financiarë ndërkombëtarë”

Tema e panelit të tretë ishte “Perspektiva e ndërmjetësve financiarë ndërkombëtarë”. Në panelin e drejtuar nga z. Max Weber, Partner i Ernst & Young Gjermani, morën pjesë znj. Christa Geyer, Drejtuese e Qendrës për Kompetenca pranë Raiffeisen Capital Management, znj Anna Stagnoli, Menaxhere për ESG dhe Aktivizimin Strategjik pranë Eurizon Capital Asset Management dhe z. Dieter Pscheidl, Drejtues i Çështjeve Evropiane dhe ESG pranë Vienna Insurance Group.

Panelistët ndanë eksperiencat e tyre në lidhje me planet dhe politikat ESG (mjedisore, sociale dhe korporative), praktikat e ndjekura deri tani për financimet e gjelbra, si edhe sfidat për të ardhmen.