30 Nentor 2022

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 30.11.2022, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:
 

  1. Miratimin e buxhetit të vitit 2023, të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare;
  2. Miratimin e rregullores “Për procedurat e likuidimit vullnetar dhe likuidimit të detyrueshëm të Bursës DLT, Kujdestarit të Portofolit të Palëve të Treta dhe Sipërmarrjes së Automatizuar të Investimeve Kolektive TD”;
  3. Regjistrimin e aktofertave të shoqërisë “Banka Amerikane e Investimeve” sh.a. për emetimin e obligacioneve në Lekë dhe në Euro;
  4. Regjistrimin e aktofertës të shoqërisë “Banka e Parë e Investimeve” sh.a. për emetimin e obligacioneve në Euro;
  5. Miratimin e ndryshimeve në prospektin e SIK “ABI Flex USD”;
  6. Miratimin e shoqërive audituese, për shoqëritë e sigurimit “Intersig Vienna Insurance Group” sh.a. dhe “Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group” sh.a. për vitin ushtrimor 2022;
  7. Miratimin e riemërimit të anëtarëve të Këshillit të Administrimit të shoqërisë “ABI Invest”-Shoqëri Administruese e Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive sh.a.;
  8. Miratimin e personelit kyç të shoqërisë “Tirana Bank”- Depozitar i Aseteve të Fondeve të Pensionit Vullnetar dhe i Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive sh.a.;
  9. Rinovimin e licencës së Aktuarëve të Autorizuar në sigurime;
  10. Miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime.