13 Dhjetor 2022

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e martë, datë 20.12.2022, ora 10:00, zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:
 

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
  2. Miratimi i rendit të ditës;
  3. Informacion në lidhje me përditësimin e matricës së riskut të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare;
  4. Projekt “Për miratimin e “Planit vjetor të auditimit të brendshëm për vitin 2023 dhe Planit strategjik për vitet 2023-2025””; 
  5. Projekt “Për miratimin e kritereve për përzgjedhjen e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, për vitin 2022”; 
  6. Informacion mbi mbledhjen e Komitetit të Rrezikut për tregun e SIK; 
  7. Informacion mbi analizat financiare të shoqërive të sigurimit, për periudhën 30.09.2022; 
  8. Informacion mbi provigjonet teknike dhe matematike të shoqërive të sigurimit si dhe çështje të tjera aktuariale, siç paraqiten në raportimet për nëntëmujorin e vitit 2022; 
  9. Projekt “Për regjistrimin e aktofertës së shoqërisë “Banka Credins” sh.a., për emetimin e obligacioneve në Lekë dhe në Euro”; 
  10. Projekt “Për miratimin e fondit të pensionit vullnetar “Sigal Pro” dhe projekt kontratës për anëtarësim në fondin e pensionit vullnetar”; 
  11. Projekt “Për miratimin e projekt prospektit të fondit të pensionit vullnetar “Sigal Pro””; 
  12. Projekt “Për miratimin e shoqërisë audituese, të SHAFP dhe SIK “Sigal Life Uniqa Group Austria” sh.a., si dhe fondit të pensionit që administrohet prej saj, për vitin ushtrimor 2022”; 
  13. Projekt “Për miratimin e shoqërive audituese, për shoqëritë e sigurimit “Sigal Uniqa Group Austria” sh.a., dhe “Sigal Life Uniqa Group Austria” sh.a.,  për vitin ushtrimor 2022”; 
  14. Projekt “Për miratimin e emërimit të Kryetarit, Administratorit dhe të anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë së brokerimit “MAI” sh.a., si dhe miratimin e ndryshimit të emrit të shoqërisë në: “GrECo Albania Insurance & Reinsurance Brokers” sh.a.”; 
  15. Projekt “Për miratimin e riemërimit të Administratorit dhe të anëtarëve të Këshillit të Administrimit të shoqërisë së brokerimit “IFIS Broker” sh.a., si dhe miratimin e ndryshimit të strukturës aksionare të shoqërisë”; 
  16. Të tjera.