20 Dhjetor 2022

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 20.12.2022, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:
 

  1.  Miratimin e “Planit vjetor të auditimit të brendshëm për vitin 2023 dhe Planit strategjik për vitet 2023-2025”;
  2. Miratimin e kritereve për përzgjedhjen e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, për vitin 2022;
  3. Regjistrimin e aktofertës  të shoqërisë “Banka Credins” sh.a., për emetimin e obligacioneve në Lekë dhe në Euro;
  4. Miratimin e fondit të pensionit vullnetar “Sigal Pro” dhe projekt kontratës për anëtarësim në fondin e pensionit vullnetar;
  5. Miratimin e projekt prospektit të fondit të pensionit vullnetar “Sigal Pro”;
  6. Miratimin e shoqërisë audituese, të SHAFP dhe SIK “Sigal Life Uniqa Group Austria” sh.a., si dhe fondit të pensionit që administrohet prej saj, për vitin ushtrimor 2022;
  7. Miratimin e shoqërive audituese, për shoqëritë e sigurimit “Sigal Uniqa Group Austria” sh.a., dhe “Sigal Life Uniqa Group Austria” sh.a.,  për vitin ushtrimor 2022;
  8. Miratimin e emërimit të Kryetarit, Administratorit dhe të anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë së brokerimit “MAI” sh.a., si dhe miratimin e ndryshimit të emrit të shoqërisë në: “GrECo Albania Insurance & Reinsurance Brokers” sh.a.;
  9. Miratimin e riemërimit të Administratorit dhe të anëtarëve të Këshillit të Administrimit të shoqërisë së brokerimit “IFIS Broker” sh.a., si dhe miratimin e ndryshimit të strukturës aksionare të shoqërisë.