20 Janar 2023

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e enjte, datë 26.01.2023, ora 10:00, zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:
 

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
  2. Miratimi i rendit të ditës;
  3. Projekt “Mbi miratimin e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe Komisionit të Mbikëqyrjes së Sektorit Financiar të Luksemburgut (CSSF)”;
  4. Projekt “Mbi miratimin e udhërrëfyesit “Për zbatimin e Regjimit Solvency II, për tregun e sigurimeve””;
  5. Informacion mbi monitorimin e treguesve të tregut të Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive (SIK);
  6. Projekt “Mbi miratimin e rregullores “Për Mbrojtjen, Përpunimin, Ruajtjen dhe Sigurinë e të Dhënave Personale në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare””;
  7. Projekt “Mbi miratimin e rregullores “Për formën dhe përmbajtjen e Prospektit që publikohet kur Titujt i ofrohen publikut dhe/ose pranohen për tregtim në një treg të rregulluar””;
  8. Projekt “Mbi miratimin e rregullores “Për kërkesat e transparencës në lidhje me Informacionin e shoqërive të listuara””;
  9. Projekt “Mbi miratimin e rregullores “Për Mjaftueshmërinë e Kapitalit të shoqërisë komisionere””;
  10. Projekt “Mbi miratimin e Fondit të Kompensimit për vitin 2023”;
  11. Projekt “Mbi miratimin e ndryshimit të statutit të shoqërisë së sigurimit “Ansig” sh.a., si rezultat i zmadhimit të kapitalit themeltar”;
  12. Projekt “Mbi inspektimin e dëmeve pranë shoqërisë së sigurimit “Eurosig” sh.a.”;
  13. Projekt “Mbi miratimin e riemërimit të kryetarit dhe anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërive të sigurimit “Sigal Uniqa Group Austria” sh.a., dhe “Sigal Life Uniqa Group Austria” sh.a.”;
  14. Projekt “Mbi miratimin e emërimit të anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë së sigurimit “Eurosig” sh.a., dhe miratimin e ndryshimit të statutit të shoqërisë së sigurimit “Eurosig” sh.a.”;
  15. Projekt “Mbi miratimin e riemërimit të Administratorit dhe anëtarëve ekzekutivë të Këshillit të Administrimit të shoqërisë “WVP Fund Management Tirana”- Shoqëri Administruese e Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive sh.a.”;
  16. Të tjera.