26 Janar 2023

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 26 janar 2023, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:

  1. Miratimin e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe Komisionit të Mbikëqyrjes së Sektorit Financiar të Luksemburgut (CSSF);
  2. Miratimin e udhërrëfyesit “Për zbatimin e Regjimit Solvency II, për tregun e sigurimeve”;
  3. Miratimin e rregullores “Për Mbrojtjen, Përpunimin, Ruajtjen dhe Sigurinë e të Dhënave Personale në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”;
  4. Miratimin e rregullores “Për formën dhe përmbajtjen e Prospektit që publikohet kur Titujt i ofrohen publikut dhe/ose pranohen për tregtim në një treg të rregulluar”;
  5. Miratimin e rregullores “Për kërkesat e transparencës në lidhje me Informacionin e shoqërive të listuara”;
  6. Miratimin e rregullores “Për Mjaftueshmërinë e Kapitalit të shoqërisë komisionere”;
  7. Miratimin e Fondit të Kompensimit për vitin 2023;
  8. Miratimin e ndryshimit të statutit të shoqërisë së sigurimit “Ansig” sh.a., si rezultat i zmadhimit të kapitalit themeltar;
  9. Miratimin e riemërimit të kryetarit dhe anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërive të sigurimit “Sigal Uniqa Group Austria” sh.a., dhe “Sigal Life Uniqa Group Austria” sh.a.;
  10. Miratimin e emërimit të anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë së sigurimit “Eurosig” sh.a., dhe miratimin e ndryshimit të statutit të shoqërisë së sigurimit “Eurosig” sh.a.;
  11. Miratimin e riemërimit të Administratorit dhe anëtarëve ekzekutivë të Këshillit të Administrimit të shoqërisë “WVP Fund Management Tirana”- Shoqëri Administruese e Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive sh.a.