22 Shkurt 2023

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e martë, datë 28.02.2023, ora 10:00, zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:
 

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
  2. Miratimi i rendit të ditës;
  3. Projekt “Për miratimin e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për vitin 2022”;
  4. Projekt “Për miratimin e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të Byrosë Shqiptare të Sigurimeve për vitin 2022”;
  5. Projekt “Mbi miratimin e rregullores “Për ushtrimin e veprimtarisë operacionale të shoqërive komisionere dhe bankave që ofrojnë shërbime investimi””;
  6. Informacion mbi gjendjen financiare të tregjeve të Fondeve të Pensionit Vullnetar dhe SIK mbi bazën e pasqyrave financiare të 31.12.2022, si dhe monitorimin e treguesve të tregut të SIK gjatë muajit janar 2023; 
  7. Projekt “Për miratimin e fondit të investimeve “Sigal Invest”, nën administrimin e shoqërisë administruese “Sigal Life Uniqa Group Austria” sh.a.”; 
  8. Projekt “Për miratimin e prospektit të fondit të investimeve “Sigal Invest””; 
  9. Projekt “Për miratimin e prospektit të fondit të pensionit vullnetar “Albsig”, për vitin 2023”; 
  10. Projekt “Mbi heqjen e licencave dhe çregjistrimin e shoqërisë “Banka Alpha Albania” sh.a., nga regjistri i të licencuarve pranë Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare”;
  11. Projekt “Mbi miratimin e heqjen me kërkesë, të licencës së brokerit në sigurime”;
  12. Projekt “Për miratimin e riemërimit në pozicionin e anëtarit të Këshillit të Administrimit të shoqërisë “Credins Invest - Shoqëri Administruese e Fondeve të Pensionit dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive” sh.a.”; 
  13. Projekt “Për miratimin e riemërimit në pozicionet e anëtarit të Këshillit të Administrimit dhe administratorit të shoqërisë “Raiffeisen Invest - Shoqëri Administruese e Fondeve të Pensionit dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive” sh.a.”;
  14. Projekt “Për miratimin e riemërimit në pozicionin e administratorit dhe emërimit të anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë së brokerimit në sigurime “A-EJA Insurance Broker” sh.a.”;
  15. Projekt “Për rinovimin e licencës së Aktuarëve të Autorizuar në sigurime”; 
  16. Projekt “Mbi miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime”; 
  17. Të tjera.