Ecuria e tregut të pensioneve private vullnetare, 31.12.2022
Gjatë vitit 2022, në tregun e pensioneve private vullnetare ushtruan aktivitetin e tyre katër fonde pensioni. Analiza e të dhënave për tregun e pensioneve private vullnetare më 31.12.2022 tregon një total asetesh neto prej 5,699.38 milionë lekë (49.89 milionë euro[1]) dhe me një rritje prej 1,114.84 milionë lekë (24.32%) krahasuar me 31.12.2021. Numri i anëtarëve në fondet e pensioneve, më 31.12.2022 rezultoi 36,518 anëtarë duke shënuar një rritje prej 8.78% krahasuar me 31.12.2021.
Tregues të fondeve të pensioneve
Përshkrimi | Vlera (milionë lekë) | Ndryshimi (Në %) | |
31.12.’21 | 31.12.’22 | 31.12.’22-31.12’21 | |
Asetet neto të FP | 4,584.54 | 5,699.38 | 24.32 |
Asetet neto dhe numri i anëtarëve sipas fondeve të pensioneve 31.12.2022
Fond Pensioni | Numri i anëtarëve në FP | Asete Neto (milionë. lekë) |
SIGAL | 10,348 | 2,487.07 |
CREDINS PENSION | 18,778 | 1,688.41 |
RAIFFEISEN | 3,541 | 1,211.11 |
ALBSIG | 3,851 | 312.80 |
TOTAL | 36,518 | 5,699.38 |
Për të lexuar materialin e plotë të Tregut të Pensioneve Private Vullnetare, 31.12.2022 (në versionin EXCEL), ju lutem klikoni këtu.
1 euro = 114.23 lekë