28 Shkurt 2023

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 28.02.2023, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:
 

  1. Miratimin e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për vitin 2022;
  2. Miratimin e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të Byrosë Shqiptare të Sigurimeve për vitin 2022;
  3. Miratimin e rregullores “Për ushtrimin e veprimtarisë operacionale të shoqërive komisionere dhe bankave që ofrojnë shërbime investimi”;
  4. Miratimin e fondit të investimeve “Sigal Invest”, nën administrimin e shoqërisë administruese “Sigal Life Uniqa Group Austria” sh.a.; 
  5. Miratimin e prospektit të fondit të investimeve “Sigal Invest”; 
  6. Miratimin e prospektit të fondit të pensionit vullnetar “Albsig”, për vitin 2023; 
  7. Heqjen e licencave dhe çregjistrimin e shoqërisë “Banka Alpha Albania” sh.a., nga regjistri i të licencuarve pranë Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare; 
  8. Miratimin e heqjen me kërkesë, të licencës së brokerit në sigurime; 
  9. Miratimin e riemërimit në pozicionin e anëtarit të Këshillit të Administrimit të shoqërisë “Credins Invest - Shoqëri Administruese e Fondeve të Pensionit dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive” sh.a.; 
  10. Miratimin e riemërimit në pozicionet e anëtarit të Këshillit të Administrimit dhe administratorit të shoqërisë “Raiffeisen Invest - Shoqëri Administruese e Fondeve të Pensionit dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive” sh.a.;        
  11. Miratimin e riemërimit në pozicionin e administratorit dhe emërimit të anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë së brokerimit në sigurime “A-EJA Insurance Broker” sh.a.; 
  12. Rinovimin e licencës së Aktuarëve të Autorizuar në sigurime; 
  13. Miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime.