23 Qershor 2023

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e enjte, datë 29.06.2023, ora 10:00, zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
  2. Miratimi i rendit të ditës;
  3. Projekt “Mbi miratimin e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe Komisionit Kombëtar Ukrainas të Tregut të Titujve dhe Bursës për asistencë dhe bashkëpunim të ndërsjellë”;
  4. Projekt “Mbi miratimin e Raportit të Mbikëqyrjes së Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, për vitin 2022”;
  5. Informacion mbi ecurinë e realizimit të buxhetit 4-mujor të vitit 2023, të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare;
  6. Informacion mbi mbledhjen e Komitetit të Rrezikut, për tregun e SIK të muajit qershor 2023;
  7. Mbi analizat financiare të shoqërive të sigurimit, për periudhën 31.12.2022 dhe 31.03.2023;
  8. Informacion mbi provigjonet teknike dhe matematike të shoqërive të sigurimit si dhe çështje të tjera aktuariale, siç paraqiten në raportimet për tremujorin e parë të vitit 2023;
  9. Projekt “Për regjistrimin e aktofertës së shoqërisë “Fondi Besa” sh.a., për emetimin e obligacioneve”;
  10. Projekt "Mbi inspektimin në vend pranë shoqërisë "Banka OTP Albania" sh.a.”;
  11. Projekt “Mbi inspektimin me bazë risku pranë shoqërisë administruese “WVP Fund Management Tirana” sh.a.”;
  12. Projekt “Mbi inspektimin tematik pranë shoqërisë “Banka Credins” sh.a.”;
  13. Projekt “Mbi inspektimin tematik pranë shoqërisë së sigurimit “Insig” sh.a.”;
  14. Projekt “Mbi miratimin e riemërimit të anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës dhe Bordit të Drejtorëve, të shoqërisë së sigurimit “Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group” sh.a.”;
  15.  Projekt “Mbi miratimin e riemërimit të Administratorit si dhe emërimin e anëtarëve të Këshillit të Administrimit së shoqërisë së brokerimit “Star Broker” sh.a.”;
  16. Projekt “Mbi licencimin për të ushtruar veprimtari si Aktuar i Autorizuar në sigurime”;
  17. Projekt “Mbi miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime”;
  18. Të tjera.