29 Qershor 2023

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 29.06.2023, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:

  1. Miratimin e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe Komisionit Kombëtar Ukrainas të Tregut të Titujve dhe Bursës për asistencë dhe bashkëpunim të ndërsjellë;
  2. Miratimin e Raportit të Mbikëqyrjes së Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, për vitin 2022;
  3. Regjistrimin e aktofertës së shoqërisë “Fondi Besa” sh.a., për emetimin e obligacioneve;
  4. Miratimin e riemërimit të anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës dhe Bordit të Drejtorëve, të shoqërisë së sigurimit “Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group” sh.a.;
  5. Miratimin e riemërimit të Administratorit si dhe emërimin e anëtarëve të Këshillit të Administrimit së shoqërisë së brokerimit “Star Broker” sh.a.;
  6. Licencimin për të ushtruar veprimtari si Aktuar i Autorizuar në sigurime;
  7. Miratimin për ushtrimin e veprimtarisë së agjentit në sigurime.