13 Korrik 2023

AMF nxjerr për konsultim publik projektrregulloren “Për licencimin e agjencisë së vlerësimit të rrezikut të kreditit dhe njohjen e një agjencie të huaj të vlerësimit të rrezikut të kreditit”

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në zbatim të Ligjit nr. 62/2020, datë 14.05.2020 "Për Tregjet e Kapitalit", ka hartuar me asistencë të huaj dhe mbështetje të Bankës Botërore projektrregulloren për “Për licencimin e agjencisë së vlerësimit të rrezikut të kreditit dhe njohjen e një agjencie të huaj të vlerësimit të rrezikut të kreditit”. Projektrregullorja publikohet në faqen zyrtare të Autoritetit, për konsultim publik, në linkun e mëposhtëm:

https://amf.gov.al/projekt.asp?id=94

Për më shumë informacion, kontaktoni [email protected]