21 Korrik 2023

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e premte, datë 28.07.2023, ora 10:00, zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:
 

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
  2. Miratimi i rendit të ditës;
  3. Projekt “Për miratimin e tarifave të ndryshuara të shoqërisë “Regjistri Shqiptar i Titujve ALREG”, për ofrimin e shërbimeve si Regjistrar dhe Depozitar Qendror i Titujve”;
  4. Projekt “Mbi inspektimin tematik pranë shoqërisë “First Investment Bank Albania” sh.a., si ndërmjetës në sigurime”;
  5. Projekt “Për licencimin e shoqërisë “Banka OTP Albania” sh.a., për të ushtruar veprimtari brokerimi në sigurime, në klasat e jetës dhe jojetës”;
  6. Projekt “Për miratimin e ndryshimit të emrit të shoqërisë së sigurimit nga “Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group” sh.a., në “Sigma Vienna Insurance Group” sh.a.”;
  7. Projekt “Për miratimin e riemërimit të anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë së sigurimit “Albsig” sh.a.”;
  8. Projekt “Për miratimin e riemërimit të kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit të Administrimit të shoqërisë së sigurimit “Ansig” sh.a.”;
  9. Projekt “Mbi miratimin e riemërimit të Administratorit dhe emërimit të personelit kyç të shoqërisë “Sigal-Life Uniqa Group Austria - shoqëri administruese e fondeve të pensionit vullnetar dhe sipërmarrjeve të investimeve kolektive” sh.a.”;
  10. Projekt “Për miratimin e emërimit të personelit kyç të shoqërisë “First Investment Bank” sh.a., si “Depozitar””;
  11. Projekt “Për miratimin e riemërimit të anëtarit të Këshillit të Administrimit të shoqërisë së brokerimit “Abi Broker Sigurimesh” sh.a.”;
  12. Projekt “Mbi miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime”;
  13. Të tjera.