4 Gusht 2023

Ecuria e tregut me pakicë të Titujve të Qeverisë për periudhën janar-qershor 2023

Vëllimi i tregut sekondar të titujve të Qeverisë për periudhën janar - qershor 2023, u dominua në masën 67.32% nga transaksione në instrumente afatshkurtër (bono thesari) dhe 32.68% nga transaksionet në instrumente afatgjatë (obligacione). Parë nga këndvështrimi i numrit të transaksioneve, 86.39% e të gjitha transaksioneve të tregut sekondar të titujve të Qeverisë, i takojnë transaksioneve të kryera në bono thesari.

Të dhënat statistikore të tregut me pakicë të titujve të Qeverisë për periudhën janar- qershor 2023, flasin për një dominim të transaksioneve “Blerje në tregun primar” dhe “Shlyerje e vlerës nominale në maturim” përkatësisht me 54.50% dhe 34.38% kundrejt vëllimit të përgjithshëm.

Pjesëmarrja në tregun sekondar të titujve të Qeverisë, për periudhën janar - qershor 2023 dominohet nga investitorët individualë, të cilët kryejnë 99.08% të të gjitha transaksioneve në këtë treg.
                                   
Dy grupet e transaksioneve B dhe C

Transaksioni i llojit B Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar” gjatë periudhës janar - qershor 2023, ka pasur një rritje prej 316.17 milionë lekë ose 13.29% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i transaksioneve i llojit B është rritur në masën 131.14%.

Transaksioni i llojit C Blerje para afatit të maturimit” gjatë periudhës janar - qershor 2023, ka pasur një ulje prej 128.73 milionë lekë ose 8.85%, ndërkohë pati një rritje në numrin e transaksioneve në masën 6.89%, krahasuar me periudhën janar - qershor 2022.

Në totalin e transaksioneve të llojit B dhe C të marra së bashku, vihet re një rritje në vlerë absolute me rreth 187.44 milionë lekë, krahasuar me periudhën janar - qershor 2022.

Tregu Sekondar i Titujve të Qeverisë

 

Lloji i Transaksionit Vlera nominale Ndryshimi
(në mln lekë) (në %)
janar - qershor 2022 2023 `23/`22-1
B Shitje nga portofoli i ndërmjetësit  financiar                                                                  2,379.85     2,696.01 13.29
                                          Individë     1,128.80     2,336.33 106.98
                                         Persona juridikë     1,251.05        359.68 (71.25)
C Blerje para afatit të maturimit                                                                                 1,455.37     1,326.64 (8.85)
                                          Individë     1,100.37     1,218.44 10.73
                                         Persona juridikë        355.00        108.20 (69.52)


Për të lexuar materialin e plotë të raportit statistikor për periudhën janar - qershor 2023 (në versionin EXCEL) klikoni këtu.