16 Gusht 2023

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare publikon Gjeografinë e Sigurimeve 2022

Gjeografia e Sigurimeve 2022, pasqyron në mënyrë të detajuar shpërndarjen e primeve të shkruara bruto, dëmeve të paguara si edhe primit për frymë, sipas prefekturave.

Duke analizuar shpërndarjen gjeografike të primit të shkruar bruto, vërehet një përqendrim i tregut të sigurimeve në prefekturat e mëdha, si Tirana me 62.87% të totalit të primeve të shkruara bruto gjatë vitit 2022, Durrësi me 7.36%, Fieri 4.69%, Elbasani 4.39% dhe Korça 4.32%. Kjo tendencë përqendrimi ka vijuar e tillë për një periudhë 15-vjeçare.

Një tregues tjetër i rëndësishëm i tregut të sigurimeve është dendësia e sigurimeve. Për vitin 2022 ky tregues është rreth 7,598 lekë për frymë, me një rritje rreth 711 lekë krahasuar me një vit më parë.

Përsa i përket primit për frymë sipas prefekturave, prefektura Tiranë me 14,258 lekë për frymë zë vendin e parë, e pasuar nga prefektura Gjirokastër me 7,065 lekë për frymë dhe më tej Durrësi me 5,333 lekë për frymë, Vlora me 4,725 lekë për frymë dhe Korçë me 4,698 lekë për frymë.

Ky publikim përfshin gjithashtu edhe informacion të hollësishëm për dëmet e paguara gjatë vitit 2022 sipas prefekturave, duke krijuar edhe mundësinë e krahasimit të këtyre treguesve me ato të një viti më parë. Përsëri pjesën më të madhe të dëmeve të paguara e ka prefektura e Tiranës me 70.28%, e pasuar nga prefektura Durrësi me 7.34%.

Grafik: Prefekturat sipas % së Dëmëve të Paguara



Për të lexuar tekstin e plotë të publikimit të Gjeografisë së Sigurimeve 2022 (në versionin EXCEL) klikoni këtu