25 Gusht 2023

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e enjte, datë 31.08.2023, ora 10:00, zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:
 

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
  2. Miratimi i rendit të ditës;
  3. Projekt “Mbi miratimin e “Strategjisë së Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për Edukim dhe Përfshirje Financiare 2023-2027””;
  4. Projekt “Mbi miratimin e udhëzimit “Mbi raportimin e shoqërive të sigurimit, lidhur me zbatimin e SNRF 17 “Kontratat e sigurimit””;
  5. Informacion mbi gjendjen financiare të tregjeve të Fondeve të Pensionit Vullnetar dhe SIK, mbi bazën e pasqyrave financiare të 30.06.2023;
  6. Projekt “Për regjistrimin e aktofertës të shoqërisë “Banka Kombëtare Tregtare” sh.a., për emetimin e obligacioneve”;
  7. Projekt “Për regjistrimin e aktofertës të shoqërisë “Banka Union” sh.a., për emetimin e obligacioneve”;
  8. Projekt “Mbi miratimin e shoqërive audituese për auditimin e përbashkët të pasqyrave financiare të shoqërisë administruese “Credins Invest” sh.a., si dhe të fondeve që administrohen prej saj, për vitin financiar që mbyllet më 31.12.2023”;
  9. Projekt “Mbi miratimin e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të shoqërisë administruese “Albsig Invest” sh.a., si dhe të fondeve që administrohen prej saj, për vitin financiar që mbyllet më 31.12.2023”;
  10. Projekt “Mbi miratimin e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të shoqërisë administruese “ABI Invest” sh.a., si dhe të fondeve që administrohen prej saj, për vitin financiar që mbyllet më 31.12.2023”;
  11.  Projekt “Mbi miratimin e shoqërive audituese për auditimin e përbashkët të pasqyrave financiare të shoqërisë administruese “WVP Fund Management Tirana” sh.a., si dhe të fondeve që administrohen prej saj për vitin financiar që mbyllet më 31.12.2023”;
  12. Projekt “Mbi inspektimin e plotë me bazë rreziku pranë shoqërisë së sigurimit “Sicred” sh.a.”;
  13. Projekt “Mbi miratimin e njohjes së shoqërisë administruese të sipërmarrjeve të investimeve kolektive, “Eurizon Capital” S.A., e licencuar nga Komisioni i Mbikëqyrjes së Sektorit Financiar (CSSF), në Luksemburg”;
  14.  Projekt “Mbi miratimin e njohjes së nënfondeve të SIKTT “Eurizon Fund”: “Azioni Strategia Flessibile” dhe “Equity World Smart Volatility”, miratuar nga CSSF në Luksemburg, nën administrimin e shoqërisë administruese të njohur “Eurizon Capital” S.A.;
  15. Projekt “Mbi miratimin e regjistrimit të "Intesa Sanpaolo Bank Albania" sh.a., për ushtrimin e veprimtarisë së agjentit të shitjes në Republikën e Shqipërisë të nënfondeve të njohura të SIKTT “Eurizon Fund”: “Azioni Strategia Flessibile” dhe “Equity World Smart Volatility”, nën administrimin e shoqërisë administruese “Eurizon Capital” S.A.”;
  16. Projekt “Mbi miratimin e riemërimit të Administratorit dhe anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës së shoqërisë “Regjistri Shqiptar i Titujve (ALREG)” sh.a.”;
  17. Projekt “Mbi miratimin e riemërimit të anëtarëve të Këshillit të Administrimit të shoqërisë “Raiffeisen Invest - Shoqëri Administruese e Fondeve të Pensionit dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive” sh.a.”;
  18. Projekt “Mbi miratimin e riemërimit të anëtarëve të Këshillit të Administrimit të shoqërisë “Credins Invest - Shoqëri Administruese e Fondeve të Pensionit dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive” sh.a.”;
  19. Projekt “Mbi miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime”;
  20. Të tjera.