31 Gusht 2023

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 31.08.2023, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:
 

  1. Miratimin e “Strategjisë së Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për Edukim dhe Përfshirje Financiare 2023-2027”; 
  2. Miratimin e udhëzimit “Mbi raportimin e shoqërive të sigurimit, lidhur me zbatimin e SNRF 17 “Kontratat e sigurimit”; 
  3. Regjistrimin e aktofertës të shoqërisë “Banka Kombëtare Tregtare” sh.a., për emetimin e obligacioneve”; 
  4. Regjistrimin e aktofertës të shoqërisë “Banka Union” sh.a., për emetimin e obligacioneve”;
  5. Miratimin e shoqërive audituese për auditimin e përbashkët të pasqyrave financiare të shoqërisë administruese “Credins Invest” sh.a., si dhe të fondeve që administrohen prej saj, për vitin financiar që mbyllet më 31.12.2023”; 
  6. Miratimin e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të shoqërisë administruese “Albsig Invest” sh.a., si dhe të fondeve që administrohen prej saj, për vitin financiar që mbyllet më 31.12.2023”; 
  7. Miratimin e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të shoqërisë administruese “ABI Invest” sh.a., si dhe të fondeve që administrohen prej saj, për vitin financiar që mbyllet më 31.12.2023”; 
  8. Miratimin e shoqërive audituese për auditimin e përbashkët të pasqyrave financiare të shoqërisë administruese “WVP Fund Management Tirana” sh.a., si dhe të fondeve që administrohen prej saj për vitin financiar që mbyllet më 31.12.2023”;
  9. Miratimin e njohjes së shoqërisë administruese të sipërmarrjeve të investimeve kolektive, “Eurizon Capital” S.A., e licencuar nga Komisioni i Mbikëqyrjes së Sektorit Financiar (CSSF), në Luksemburg”; 
  10. Miratimin e njohjes së nënfondeve të SIKTT “Eurizon Fund”: “Azioni Strategia Flessibile” dhe “Equity World Smart Volatility”, miratuar nga CSSF në Luksemburg, nën administrimin e shoqërisë administruese të njohur “Eurizon Capital” S.A.; 
  11. Miratimin e regjistrimit të "Intesa Sanpaolo Bank Albania" sh.a., për ushtrimin e veprimtarisë së agjentit të shitjes në Republikën e Shqipërisë të nënfondeve të njohura të SIKTT “Eurizon Fund”: “Azioni Strategia Flessibile” dhe “Equity World Smart Volatility”, nën administrimin e shoqërisë administruese “Eurizon Capital” S.A.;
  12. Miratimin e riemërimit të Administratorit dhe anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës së shoqërisë “Regjistri Shqiptar i Titujve (ALREG)” sh.a.;
  13. Miratimin e riemërimit të anëtarëve të Këshillit të Administrimit të shoqërisë “Raiffeisen Invest - Shoqëri Administruese e Fondeve të Pensionit dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive” sh.a.;
  14. Miratimin e riemërimit të anëtarëve të Këshillit të Administrimit të shoqërisë “Credins Invest - Shoqëri Administruese e Fondeve të Pensionit dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive" sh.a.;
  15. Miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime.