7 Shtator 2023

Ecuria e tregut të Fondeve të Investimeve, 30.06.2023

Gjatë periudhës janar-qershor 2023, në tregun e fondeve të investimeve ushtruan aktivitetin e tyre trembëdhjetë fonde investimi. Fondi i investimeve “Raiffeisen Prestigj”, “Raiffeisen Invest Euro”, “Raiffeisen Vizion” dhe “Raiffeisen Mix” të administruara nga shoqëria “Raiffeisen Invest” sh.a, fondi i investimeve “Credins Premium” së bashku me fondet alternative “SEE LAND” dhe “GREEN VIEW” janë nën administrimin e shoqërisë administruese “Credins Invest” sh.a, fondi “WVP Top Invest” dhe fondi “WVP GLOBAL” administrohen nga shoqëria “WVP Fund Management Tirana sh.a, fondi i investimeve “Albsig Standard” nën administrimin e shoqërisë administruese “Albsig Invest” sh.a, fondi “ABI EIA”, “ABI FLEX EURO”, “ABI FLEX USD”, administrohen nga shoqëria “ABI Invest” sh.a.

Sipas analizës së të dhënave për tregun e fondeve të investimeve në 30.06.2023, vlera neto e aseteve të Fondeve, arriti rreth 43.30 miliardë lekë me një rritje prej 1.83 miliardë lekë ose 4.42%, krahasuar me 31.12.2022.

Ky treg dominohet kryesisht nga investimet në Obligacione Qeveritare, të cilat përbëjnë 72.71% të aseteve të fondeve, me një rritje prej 6.19% krahasuar me 31.12.2022.

Numri i anëtarëve që kanë investuar në Fondet e Investimit më 30.06.2023 është 30,077 me një rritje prej 3.91% krahasuar me 31.12.2022.

Tregues të fondeve të investimeve                                                                                                                                                                                                                                                 

Përshkrimi Vlera (mln. lekë) Ndryshimi (Në %)
  31.12.’22 30.06.’23 31.12.’22-30.06.’23
Asetet neto të FI 41,466 43,298            4.42


Asetet neto dhe numri i anëtarëve sipas fondeve të investimeve                                                                                                                                                                                       
  30.06.2023
Fond Investimi Numri i anëtarëve në FI Asete Neto (mln. lekë)
Raiffeisen PRESTIGJ 23,424 28,215
Raiffeisen Vizion 3,799 9,474
Raiffeisen Invest EURO 1,486 3,325
Credins PREMIUM 467 715
ABI EIA 64 326
ABI FLEX EURO 13 282
Albsig Standard 119 250
Raiffeisen MIX 80 232
WVP Global 294 217
WVP Top Invest 327 213
ABI FLEX USD 4 50
TOTAL 30,077 43,298




Për të lexuar materialin e plotë të Tregut të Fondeve të Investimeve, 30.06.2023 (në versionin EXCEL), ju lutem klikoni këtu