25 Shtator 2023

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e premte, datë 29.09.2023, ora 10:00, zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:
 

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
  2. Miratimi i rendit të ditës;
  3. Mbi analizat financiare të tregut të sigurimeve për periudhën 30.06.2023;
  4. Informacion mbi provigjonet teknike dhe matematike të shoqërive të sigurimit, si dhe çështje të tjera aktuariale, siç paraqiten në raportimet për gjashtëmujorin e parë të vitit 2023;
  5. Projekt “Mbi miratimin e shoqërive audituese për shoqëritë e sigurimit “Albsig” sh.a., “Ansig” sh.a., “Eurosig” sh.a., “SiCRED” sh.a. dhe “Albsig Jetë” sh.a., për vitin ushtrimor 2023”;
  6. Projekt “Mbi miratimin e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të SHAFP dhe SIK “Sigal-Life Uniqa Group Austria” sh.a., si dhe të fondeve që administrohen prej saj për vitin ushtrimor 2023”;
  7. Projekt “Mbi miratimin e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të shoqërisë “Regjistri Shqiptar i Titujve ALREG”” sh.a.;
  8. Projekt “Mbi miratimin e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të shoqërisë “Bursa Shqiptare e Titujve ALSE”” sh.a.;
  9. Projekt “Mbi miratimin e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të “Byrosë Shqiptare të Sigurimit”, për vitin ushtrimor 2023”;
  10. Projekt “Mbi miratimin e riemërimit të anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë së sigurimit “SiCRED” sh.a.”;
  11. Projekt “Mbi miratimin e riemërimit të Administratorit dhe anëtarit të Këshillit të Administrimit të shoqërisë së brokerimit “Fidentia” sh.a.”;
  12. Projekt “Mbi miratimin e riemërimit të anëtarit të Këshillit të Administrimit të shoqërisë “Sigal-Life Uniqa Group Austria - Shoqëri Administruese e Fondeve të Pensionit dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive” sh.a.”;
  13. Projekt “Për miratimin e delegimit të shërbimit të marketingut për fondin e pensionit vullnetar “Sigal Pro” nën administrimin e “Sigal-Life Uniqa Group Austria - Shoqëri Administruese e Fondeve të Pensionit dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive” sh.a., tek shoqëria “Banka Kombëtare Tregtare” sh.a.”;
  14. Projekt “Mbi miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime”;
  15. Të tjera.