29 Shtator 2023

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 29 shtator 2023, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:

  1. Miratimin e shoqërive audituese për shoqëritë e sigurimit “Albsig” sh.a., “Ansig” sh.a., “Eurosig” sh.a., “SiCRED” sh.a. dhe “Albsig Jetë” sh.a., për vitin ushtrimor 2023;
  2. Miratimin e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të SHAFP dhe SIK “Sigal-Life Uniqa Group Austria” sh.a., si dhe të fondeve që administrohen prej saj për vitin ushtrimor 2023;
  3. Miratimin e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të shoqërisë “Regjistri Shqiptar i Titujve ALREG” sh.a.;
  4. Miratimin e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të shoqërisë “Bursa Shqiptare e Titujve ALSE” sh.a.;
  5. Miratimin e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të “Byrosë Shqiptare të Sigurimit”, për vitin ushtrimor 2023;
  6. Miratimin e riemërimit të anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë së sigurimit “SiCRED” sh.a.;
  7. Miratimin e riemërimit të Administratorit dhe anëtarit të Këshillit të Administrimit të shoqërisë së brokerimit “Fidentia” sh.a.;
  8. Miratimin e riemërimit të anëtarit të Këshillit të Administrimit të shoqërisë “Sigal-Life Uniqa Group Austria - Shoqëri Administruese e Fondeve të Pensionit dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive” sh.a.;
  9. Miratimin e delegimit të shërbimit të marketingut për fondin e pensionit vullnetar “Sigal Pro” nën administrimin e “Sigal-Life Uniqa Group Austria - Shoqëri Administruese e Fondeve të Pensionit dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive” sh.a., tek shoqëria “Banka Kombëtare Tregtare” sh.a.;
  10. Miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime.